Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përfshihet nga flakët një magazinë në Lushnjë shumë pranë bizneseve

zjarr-flake-696x491

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një magazinë në qytetin e Lushnjës. Si pasojë e flakëve është shkrumbuar gjithçka që gjendej në ambientet e brendshme të magazinës së vjetër.

Bëhet me dije se ambienti që u dogj përdorej nga një fermerë i fshatit Zham si vendmbajtje për veglat e punës, përfshirë pompa vaditjeje, tubo uji, dhe plasmase për sera.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur neutralizimin e flakëve dhe mospërhapjen e tyre në tokat bujqësore dhe serat shumë pranë magazinës.

Leave a comment