Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çfarë po ndodh në Afganistan?/ Mbyllen ambasadat në Kabul

image-780x405

Danimarka dhe Norvegjia njoftuan sot se kanë mbyllur përkohësisht ambasadat e tyre në Kabul për shkak të gjendjes së sigurisë.

“Ne kemi vendosur të mbyllim përkohësisht ambasadën tonë në Kabul ,” u tha gazetarëve ministri i jashtëm danez Jepe Kofont, duke shtuar se operacioni i evakuimit do të kryhej në një koordinim të ngushtë me Norvegjinë, me të cilën ata ndajnë një kompleks ndërtimi.

Nga ana e saj, Ministrja e Jashtme norvegjeze Ine Soreide tha se vendi i saj gjithashtu do të mbyllte ambasadën dhe do të dëbonte diplomatët norvegjezë, punëtorët lokalë dhe të afërmit e ngushtë.

Ambasadorët e vendeve të NATO-s zhvilluan sot një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar përkeqësimin e shpejtë të situatës së sigurisë në Afganistan dhe për të koordinuar masat kombëtare për të zvogëluar stafin e ambasadave në Kabul, tha burimi i sigurisë i cituar nga agjencia Reuters.

Aleanca perëndimore ka përfunduar operacionet ushtarake në Afganistan pas gati dy dekadash dhe ka tërhequr shumicën e trupave të saj nga vendi, por ajo është ende një forum për koordinimin e masave kombëtare atje.

Ndërkohë, që trupat largohen talebanët kanë nisur të marrin nën kontroll qytete në Afganistan. Pas Heratit, ata pushtuan Puli -Alam, 80 km nga Kabuli.

Leave a comment