Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kompania që shkatërroi monopolin dhe i hapi rrugë tregut të lirë

WIZZ AIR
U deshën tre dekada që monopoli të thyhej. Për gati tre dekada, tregu i fluturimeve ajrore në Shqiperi është mbajtur peng, në darën e monopoleve. Monopol aeroportual për fluturimet ndërkombëtare, monopol linjash për destinacionet më të frekuentuara. 
Nga Klodian TOMORRI –
… Ajo qe ndodhte ishte nje marrezi e mirefillte ekonomike e mbytjes se kerkeses me cmime te paperballueshme per shumicen e konsumatoreve, nga e cila fitonin para vetem linjat ajrore dhe aeroporti, por humbiste shoqeria. Te gjitha modelet sugjeronin se kerkesa per fluturime ne Shqiperi ishte te pakten 2 here me e larte nga sa ofronte tregu, por cmimet e monopoleve nuk e lejonin.
Gjate gjithe ketyre viteve monopolet kane perdorur gjithe fuqine e tyre per te mos lejuar hapjen e tregut. Here perdornin taksen 10 euro te qeverise si argument se pse nuk mund te kishte fluturime Low cost, here tarifat aeroportuale, here kerkesen e ulet e keshtu me radhe. Si rezultat, shqiptaret u bene populli i vetem ne bote ndoshta, qe udhetonin ne vendin e tyre permes aeroporteve te vendeve fqinje.
U deshen 3 dekada qe monopoli te thyhej. Tani konkurrenca eshte duke bere punen e saj. Hyrja agresive e kompanisë “Wizz Air” ne tregun shqiptar te fluturimeve ka ulur cmimet si asnjehere me pare.
Cdo vere ne ne media kishim nje lajm te gatshem. Krahasimin e cmimit te biletave mes aeroportit te Rinasit dhe aeroporteve fqinje, ku te fluturoje per ose nga Tirana kushtonte gati dy here me shtrenjte se Shkupi, Podgorica apo Beogradi. Sot raportet jane te permbysura. Aktualisht nje udhetim Tirane-Milano kushton 2 here me pak se Shkup-Milano apo Podgorice-Milano.
Nuk eshte rastesi qe tregu i fluturimeve ne Shqiperi po gjallerohet me shpejt se kudo tjeter ne vendet fqinje. Ne korrik, aeroporti i Tiranes tejkaloi numrin e pasagjereve te periudhes para pandemise. Shume shpejt, perjashto ndonje kufizim drastik qe mund te sjelle pandemia, Rinasi mund te arrije 6 milione pasagjere ne vit sepse kerkesa ka qene gjithmone aty.
Kompania ultra low cost “Wizz Air” funksionon mirefilltazi si nje rregullator ne treg. Madje si nje rregullator shume me efikas se sa institucionet shteterore. Sapo kjo kompani nis fluturimet ne nje destinacion, te gjitha kompanite e tjera detyrohen te ulin cmimet. Kjo eshte arsyeja se pse kete vere ne Shqiperi nuk ka me cmime biletash 400-500 euro per te fluturuar ne Rome, Londer apo Vjene.
Qeveria vazhdon te arketoje taksen 10 euro per cdo pasagjer qe fluturon nga Rinasi. Buxheti fiton para njesoj si me pare nga fluturimet. Madje me rritjen e tyre edhe me shume, nderkohe qe qytetaret kane mundesi te fluturojne me lire. Kjo eshte magjia e tregut te lire. Tani imagjinoni sikur tregjet te hapeshin ne te gjithe sektoret e ekonomise, sa potencial dhe perfitime ekonomike do te cliroheshin.
Nuk duhet asnje shkence dhe as ndonje formule magjike. Thjesht lejimi i tregut te beje punen e vet.

Related Posts

Leave a comment