Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nuk ka më dyshime! Ja kush e prezanton dhe kur nis ‘Big Brother VIP’

-785-0-61162a8f14d91

Shumë emra janë përfolur si prezantues të mundshëm të “Big Brother VIP”, por së fundmi dy prezantueset më të permendura ishin Arbana Osmani dhe Luana Vjollca, të cilat as nuk konfirmuan dhe as mohuan çfarë po thuhej nëpër portale. Mesa duket, prezantuesja është Arbana Osmani.

Në një intervistë për “Pushime on Top”, i pyetur nga Flori Gjini në lidhje me ftesat për personazhet e njohur, Eraldo Rexho u shpreh:

“Janë mbyllur 90% e banorëve të “Big Brother”. Nëse do të kemi ndonjë emër që do ta zbulojmë, duhet të marrësh Arbanën në telefon, sepse nuk dua që pas transmetimit të intervistës, të përfundoj pa punë,” tha ai duke qeshur.

Rexho, që është pjesë e skuadrës së “Big Brother VIP” në fazën parapërgatitore, shtoi se të gjithë besojnë se reality show fillon në tetor.

Prej kohësh përflitet se Top Channel po përgatitet për edicionin e parë të “Big Brother VIP”. “Po merrem me shumë gjëra, por jam fokusuar më shumë te televizioni dhe është gjëja që më pëlqen më shumë të bëj. Dhe po merrem me një progam shumë të madh që po e presin të gjithë. Shqiptarët e dinë [cili projekt është],” tha Lori Hoxha në një intervistë për Prive në korrik.

Ndonëse nuk e përmendi emrin e programit, mendja të shkon te “Big Brother”, më i përfoluri së fundmi nga programacioni i ardhshëm i Top Channel. Nuk është çudi që Lori, e cila ka shërbyer edhe si producente e Top Awards kohë më parë, të kujdeset për një program si “Big Brother”. Madje e ka përmendur diçka të tillë më parë.

Në një intervistë në “Dilema Sociale” në Top Albania Radio me Eno Popin, në dhjetor të vitit 2020, ajo u shpreh:

“[Lori në televizion?] Lori dhe Lori Hoxha bëhen miks gjithmonë. Do të doja shumë. Nga eksperienca e viteve të fundit, mendoj se kam mjaftueshëm bagazh për të bërë një emision shumë të mirë dhe shpresoj që të vijë momenti që të jem gati të bëj diçka që vërtet vlen, jo për ta bërë sa për të vënë emrin tim te titrat. Uroj që të vijë dita.”

Nga ana tjetër, Arbana Osmani pothuajse konfirmoi faktin që do të jetë prezantuesja, kur në qershor publikoi një foto ku ndjekësit e pyesnin për programin. “E besoni që ka me mijëra mesazhe me të njëjtën përgjigje,” shkroi ajo.

Related Posts

Leave a comment