Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PA NËPËRKËMBUR DINJITETIN TONË SI POPULL

shqiperia dinjitoze

Rritja ekonomike e Shqipërise forcon pozitën e shqiptarëve në çdo pëllëmbë ballkanike. Për këtë arsye duhet parë shumë normalisht depërtimi i turistëve serbë në plazhet shqiptare. Shteti por edhe qytetarët duhet të kenë kujdes në raport me secilin që vjen dhe shpenzon brenda vendit.

Nga Genc PRELVUKAJ –

… Është formulë suksesi për një shtet. Ekonomia është faktori kryesor që përcakton forcën e një populli. Kësisoji, është parësore të krijohen kushte sa më të mira, për secilin të huaj në vizitë, të punohet në infrastrukturë, siguri, shërbim dhe çdo gjë tjetër.
Mirëpo pa nëpërkëmbur dinjitetin tonë si popull.
Unë kam qenë kundër personalitetit që është ftuar në Korçë, por asesi kundër një kombi apo gjuhe të tërë. Jam kundër edhe “Open Ballkan” por asesi pro izolimit. Mendoj që dy shtetet shqiptare duhet të ndjekin rrugën drejt BE-së dhe jo të kamuflojnë dështimet në plotësimin e kritereve për inkuadrim në Bashkimin Europian, me krijesa alternative të dobëta politiko-ekonomike si kjo.
Aq me pak kur donatori kryesor i saj, nuk e njeh shtetin e Kosoves, e pengon inkuadrimin e saj në mekanizma nderkombetarë, financon struktura kriminale ne veri, angazhohet për çnjohje etj.
Dy shtetet shqiptare duhet të ndjekin shembullin e Kroacisë, e cila veproi mençur, luftoi korrupsionin e kriminalitetin, forcoi themelet e shtetit dhe punoi drejt realizimit të kërkesave të BE-së, pa pasur nevojë ta gënjejë qytetarin e saj me krijesa të ngjajshme si “Open Ballkan” .
Si shoqëri të gjitha i kemi nga pak: primitivizmin, nacionalizmin, tradhëtinë, racizmin, patriotizmin, radikalizmin, populizmin etj. Sepse kemi një histori e te kaluar të brishtë. Kohët e vështira kanë lënë pasoja ndër ne dhe sot i ndjejmë në lëkurë.
Aq sa ka defekte Shqipëria në raport me serbët, njësoj ka edhe Kosova. Aq sa ka patriotë Shqipëria ka edhe Kosova. Aq sa ka të marrë andej ka edhe këndej. Këta jemi, por me një bashkim shpirtëror e territorial i tejkalojmë më lehtë. Naiviteti dhe gabimet e pushtetarëve aktual nuk duhet të na vënë në dyshim nevojën themelore për bashkim.

Related Posts

Leave a comment