Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pandemia nuk po përfundon! ‘Super varianti’ rreziku që po i kanoset botës

pandemia-kXYG-U100782752370KSG-1248x770@El-Correo-1068x659

Pandemi nuk do të përfundojë në një të ardhme të afërt, duke pasur parasysh që vetëm një përqindje e vogël e popullsisë globale është vaksinuar kundër Covid-19, tha një epidemiolog i njohur për CNBC.

Dr Larry Brilliant, i cili ishte pjesë e ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ndihmoi në zhdukjen e lisë, tha se varianti delta është “ndoshta virusi më transmetues” i hasur ndonjëherë.

Muajt ​​e fundit, Shtetet e Bashkuara, India dhe Kina, si dhe vende të tjera në Europë, Afrikë dhe Azi janë duke u përballur me këtë variant.

OBSH e shpalli Covid-19 një pandemi globale marsin e kaluar, pasi virusi, i cila u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019, u përhap në të gjithë botën.

Lajmi i mirë është se vaksinat, veçanërisht ato që përdorin teknologjinë mARN (Acidi ribonukleik) dhe ajo e prodhuar e Johnson & Johnson, po rezultojnë efektive kundër variantit Delta.

Megjithatë, vetëm 15% e popullsisë botërore është vaksinuar dhe më shumë se 100 vende kanë vaksinuar më pak se 5% të popullsisë së tyre, vuri në dukje Brilliant.

“Unë mendoj se jemi më afër fillimit sesa në fund të pandemisë, dhe kjo jo sepse varianti që po shikojmë tani do të zgjasë kaq shumë”.

“Nëse nuk vaksinojmë të paktën 200 vende plus, do të ketë ende variante të reja,” tha ai, duke parashikuar që koronavirusi përfundimisht do të bëhet një “virus i zakonshëm” si gripi.

Probabiliteti i “super variantit”

Brilliant tha se dy modelet e tij mbi shpërthimin e virusit në San Francisko dhe Nju Jork parashikojnë një “kurbë të përmbysur të epidemisë në formë V”. Kjo nënkupton që infeksionet rriten shumë shpejt, por gjithashtu bien me të njëjtën shpejtësi, shpjegoi ai.

Kjo do të thotë se varianti delta përhapet aq shpejt sa “në thelb nuk ka kandidatë” për t’u infektuar, shpjegoi Brilliant.

Një model i ngjashëm po ndodh edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe Indi, ku përhapja e variantit delta është tërhequr nga nivelet e fundit.

Rastet e raportuara ditore në Mbretërinë e Bashkuar në një bazë mesatare lëvizëse shtatë ditore ranë nga një kulm prej rreth 47,700 rastesh më 21 korrik në rreth 26 mijë raste të enjten (5 gusht), sipas statistikave të përpiluara nga “Our World in Data”.

harta

Në Indi, mesatarja lëvizëse shtatë-ditore e rasteve të raportuara ditore ka qëndruar nën 50 mijë raste që nga fundi I qershorit, shumë posht kulmit prej 390 mijë raste në ditë në muajin maj, treguan të dhënat.

“Kjo mund të nënkuptojë që ky është një fenomen gjashtëmujor në një vend, sesa një fenomen dyvjeçar. Por unë i paralajmëroj njerëzit se ky është varianti delta dhe se nuk na kanë mbaruar akoma shkronjat greke, kështu që mund të ketë më shumë të tjerë për tu shfaqur, ”tha ai.

Epidemiologu tha se ka një probabilitet të ulët që mund të shfaqet një “super variant” dhe vaksinat nuk mund funksionojnë kundër tij. Ndërsa është e vështirë të parashikosh këto gjëra, shtoi ai, probaliteti nuk është zero, që do të thotë nuk mund të përjashtohet.

“Do të ishte katastrofike nëse do të ndodhë, ne duhet të bëjmë gjithçka të mundshme për ta parandaluar atë,” tha Brilliant.

“Dhe kjo do të thotë të vaksinohen të gjithë, jo vetëm në lagjen tuaj, jo vetëm në familjen tuaj, jo vetëm në vendin tuaj, por në të gjithë botën./Monitor.al

Related Posts

Leave a comment