Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Si Ibiza, por shumë herë më lirë”, gazetarja franceze sugjeron Shqipërinë

deti-770x433

Teksa ndodhemi në kulmin e sezonit turistik, kryeministri, Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm, reportazhin e gazetares së famshme franceze, Saliha Hadj Djilad, e cila njihet si promovuese e destinacioneve turistike më tërheqëse të botës.

Reportazhi fillon me Tiranën, ndërsa jepen edhe disa detaje për historinë e vendin tonë.

“Turizmi është diçka e vonë për Shqipërinë, që njëherë e një kohë ishte një vend i mbyllur tërësisht. Duhet të dini që Shqipëria drejtohej nga diktatori Enver Hoxha nga 1945-1985 dhe regjimi i tij ishte shumë i egër. Vendi ishte totalisht i izoluar siç është Koreja e Veriut sot, por për fat të mirë ky regjim u shemb në fillim të viteve 1990, dhe që prej atëherë Shqipëria është një Republikë Parlamentare”, thuhet ndër të tjera në reportazh.

Më tej reportazhi ndalet tek Riviera Shqiptare. Gazetarja thotë se Shqipëria është një vend i lirë për të bërë pushime.

“Për t’iu dhënë një ide një natë në një hotel me tre yje kushton 20 euro.  40 euro një natë në një hotel me katër yje dhe midis 60-100 euro një natë në një hotel me pesë yje. Edhe në rivierën shqiptare krahasuar me Conte d’Azur çmimet janë shumë të arsyeshme. Një këshillë e fundit, klubet e plazheve të Dhërmiut dhe të Palasës kanë DJ të shkëlqyer. Është vetëm tre orë larg me makinë nga Tirana, ngjan si Ibiza vetëm shumë herë më lirë, e mbase atje mund të ndesheni edhe me Dua Lipën”, përfundon reportazhi.

https://fb.watch/7m2nSvHqrY/

Related Posts

Leave a comment