Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Alarm për terrorizëm në SHBA në prag të 20-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit

terrorizem

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare lëshoi ?alarmin për terrorizëm duke cituar kërcënimet e mundshme që vijnë nga jashtë dhe brenda Shteteve të Bashkuara dhe duke përmendur rrezikun e “dhunës së synuar” në njëzetvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe për festat e ardhshme fetare.

Në buletin lexohet gjithashtu se si Al Kaeda në Gadishullin Arabik publikoi kohët e fundit kopjen e parë angleze të revistës së saj “Inspire” pas katër vitesh, duke demonstruar sesi organizatat terroriste ndërkombëtare vazhdojnë përpjekjet e tyre për të rekrutuar ekstremistë në SHBA.

“National Terrorism Advisory System Bulletin” beson se Shtetet e Bashkuara përballen me një “mjedis kërcënimi të shtuar” nga terroristët vendas “dhe ata të frymëzuar ose të motivuar nga terroristët e huaj dhe ndikimet e tjera të huaja.” Dokumenti citon përdorimin më të madh të “forumeve online për të ndikuar dhe përhapur narrativat ekstremiste të dhunshme dhe për të promovuar veprimtarinë e dhunshme”.

Related Posts

Leave a comment