Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Këngëtarja e njohur rrëfen sëmundjen: Nuk mund ta kaloj një ditë të plotë pa dhimbje

jessie-j-and-taylor-swift-american-music-awards-2014-1416804153-view-1

Në fund të vitit të kaluar, Jessie J tregoi për herë të parë që është diagnostikuar me sëmundje Ménière, ndërsa së fundmi, në një postim në Instagram, rrëfeu përditshmërinë e saj dhe përballjen me këtë sëmundje.

Ménière është një gjendje shëndetësore e veshit të brendshëm, që mund të shkaktojë sulme të papritura, zhurma në vesh dhe humbje të dëgjimit.

“Dje po përpiqesha të këndoja një këngë që zakonisht e këndoj shumë lehtësisht dhe nuk mundesha. Problemi që kam nuk është zëri, por po më ndikon te zëri. Epo…qava. Për orë të tëra. E lashë veten të ndjenja pjesën e thyer timen që ndonjëherë e injoroj kur nuk duhet,” shkroi ajo.

Në vijim, shtoi se prej 6 muajsh, nuk ka ditë që të mos e kalojë pa dhimbje në mes të qafës/fytit.

“Pjesa më e keqe është se nuk janë kordat e mia vokale. Ato janë të shëndetshme. Është diçka rreth tyre. Shpinë, tiroide, alergji. Kush e di. Testet vazhdojnë.”

Këngëtarja u shpreh se 95% të kohës është mirë, ndihet pozitive dhe e fortë, por jo gjithmonë.

“Por këtë 5% vështirë ta pranoj. Po, ashtu si dje. Shpresa humbet. Ndihem e humbur dhe e vetmuar në gjithë çfarë po ndodh.”

Jessie J theksoi se e ndau përvojën e saj për njerëzit që e pyesin gjithmonë “si qëndron kaq pozitive gjithë kohës”.

“Nuk dua të krenohem duke pretenduar se jam mirë. Nuk është e shëndetshme. Shprehjen “është mirë të mos jesh mirë” e shkrova sepse është e vërtetë dhe ende besoj se kjo platformë duhet të frymëzojë përmes të vërtetës.”

Në dhjetor të vitit 2020, Jessie J tregoi për herë të parë se ishte diagnostikuar me sëmundjen Ménière.

“U zgjova dhe u ndjeva plotësisht e shurdhër në veshin e djathtë. Nuk ecja dot drejt. Më thanë që kam sindromën e Ménière. E di se shumë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje dhe shumë prej tyre, më kanë dhënë këshilla të vlefshme. Kjo është hera e parë që jam në gjendje ta them dhe ta pranoj: Më mungon aq shumë të këndoj dhe të jem pranë njerëzve,” shkroi në Instagram.

Related Posts

Leave a comment