Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

CNN raporton historinë tronditëse: ‘Talebanët trokitën në derën e saj 3 herë, herën e katërt e vranë’

-640-0-611cb9dc3035b

Najia, një nënë afgane ishte në shtëpi bashkë me tre djemtë dhe vajzën e saj të vogël në një fshat të vogël në Afganistanin verior, kur luftëtarët talebanë trokitën në derën e tyre.

Vajza e Najias, Manizha, 25 vjeç, e dinte që ata do të vinin. Nëna e saj i kishte thënë se kishin bërë të njëjtën gjë tri ditët e mëparshme, duke kërkuar që ajo të gatuante ushqim për deri në 15 luftëtarë.

“Nëna ime u tha atyre: ‘Unë jam e varfër, si mund të gatuaj për ju? ‘, tha Manizha. “(Talebanët) filluan ta rrahin. Nëna ime u rrëzua dhe ata e goditën me armët e tyre – AK47”.

Manizha tha se ajo u bërtiti luftëtarëve të ndalonin. Ata u ndalën për një moment para se të hidhnin një granatë në dhomën tjetër dhe të iknin, ndërsa flakët u përhapën, tha ajo. Nëna e katër fëmijëve vdiq nga rrahja.

Talibanët mohuan vrasjen e Najias, nënës në provincën Faryab, por fjalët e tyre kundërshtohen nga dëshmitarët dhe zyrtarët lokalë të cilët konfirmuan vdekjen e një gruaje 45-vjeçare, shtëpia e së cilës u dogj.

Sulmi vdekjeprurës i 12 korrikut në shtëpinë e Najia në provincën Faryab ishte një pamje tronditëse e kërcënimit me të cilin përballen tani gratë në të gjithë Afganistanin pas marrjes nën kontroll të kryeqytetit Kabul nga ana e talebanëve. CNN po përdor pseudonimet për Najia dhe Manizha për të mbrojtur identitetin e tyre për arsye sigurie.

Në 10 ditë, militantët talebanë pushtuan dhjetëra kryeqytetet krahinore të lëna të prekshme nga tërheqja e trupave amerikane dhe aleate. Shpejtësia e përparimit të militantëve i kapi banorët vendas në befasi.

Zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen tha të hënën se nën talebanët vajzat do të lejoheshin të studionin. “Shkollat do të jenë të hapura dhe vajzat dhe gratë, ata do të shkojnë në shkolla, si mësuese, si studente,” tha ai.

Por historitë nga vendasit në terren japin një pamje të ndryshme – dhe ka një mosbesim të thellë ndaj militantëve që shkaktuan një mjerim të tillë nën sundimin e tyre të fundit.

Në korrik, Komisioni i Pavarur i të Drejtave të Njeriut në Afganistan tha në zonat e kontrolluara nga talebanët, gratë ishin urdhëruar të mos merrnin pjesë në shërbimet shëndetësore pa një kujdestar mashkull. Televizioni u ndalua dhe mësuesit dhe studentët u udhëzuan të mbanin çallma dhe të mbanin mjekër./CNN

Related Posts

Leave a comment