Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Po arratisej nga talebanët! Ky është i riu afgan i cili ndërroi jetë pasi ra nga avioni amerikan (FOTO)

-640-0-a047f271ccf72e3f020a66a7e03a125e

Një futbollist i ekipit të të rinjve afganë ndërroi jetë pasi ra nga avioni amerikan i cili po evakuonte afganët për të shpëtuar nga talebanët, shkruan Daily Mail.

Trupi i pa jetë Zaki Anwari, 19 vjeç 4 zbulua në Katar pas ngritjes së avionit me avganë nga Kabuli. Futbollisti besohet të jetë në mesin e disa viktimave që ranë nga avioni teksa po përpiqeshin të largoheshin nga Kabuli.

Forcat Ajërore të Shteteve të Bashkuara thanë në një deklaratë se pilotët vendosën të bënin ngjitjen e avionit për shkak të situatës të përkeqësuar.

I riu kishte ndjekur shkollën prestigjioze franceze Esteqlal, në Kabul, dhe ishte thirrur në ekipin kombëtar të të rinjve që 16-vjeç. 

Futbollisti  kishte nxituar në aeroport disa orë pasi Kabuli ra në duart e talebanëve, duke u bashkuar me mijëra të tjerë për t’u larguar nga Afganistani.  Për ndarjen nga jeta të të riut kanë reaguar në rrjetet sociale edhe miqtë e tij.

 Zaki Anwari, 19, had played for the Afghan national youth football team

Related Posts

Leave a comment