Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbulohet shifra, sa miliardë doza vaksine janë injektuar deri tani në botë

-640-0-61239734808cd (1)

Në të gjithë globin, janë injektuar deri tani gati 5 miliardë doza të vaksinës kundër Covid 19.

Fushata gjigande e imunizimit nisi përpara gati 9 muajsh, dhe shifrat e publikuara nga Our World Data janë befasuese: Sipas tyre, 4.93 miliardë doza janë administruar aktualisht dhe brenda pak ditëve, kjo shifër shkon në 5 miliardë. Llogaritet se një e katërta e botës është plotësisht e vaksinuar, ndërsa rreth një e treta e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Shumica e vaksinave në përdorim jepen me dy doza. Por disa vende kanë filluar të rekomandojnë një dozë të tretë përforcuese për shkak të shqetësimeve që po rrethojnë uljen e efikasitetit të vaksinës dhe variantit Delta të koronavirusit i cili është shumë i transmetueshëm. Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu ka ngritur vazhdimisht shqetësimin për qasjen jo të barabartë në vaksina mes vendeve të pasura dhe atyre të varfëra.

Vetëm 1.4 përqind e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë. Situata më e keqe me imunizim është në Afrikë, ku shumë vende kanë vaksinuar më pak se 1 për qind të popullsisë.

Related Posts

Leave a comment