Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ju gjet kokainë brenda në makinë, modelja e njohur bie në prangat e policisë

-800-0-6123c113a044a

Autoritetet greke, kanë arrestuar ditën e sotme modelen e njohur Afroditi Barba.

Arrestimi i saj është bërë, pasi gjatë kontrolleve të kryera në mjetin “Range Over” i janë gjetur 35 gramë kokainë, të fshehura poshtë sedilies së shoferit.

Modelja është shoqëruar menjëherë për në komisariatin e Glyfadas, ndërsa mjeti me të cilin po udhëtonte është sekuestruar.

Barba ka mohuar akuzat e ngritura, duke thënë para hetuesve se nuk e dinte se po udhëtonte me sasi droge brenda në makinë.

Policia po heton tanimë shumë versione për këtë ngjarje, një prej të cilave është që modelja e mbante drogën për konsumim vetjak.

Related Posts

Leave a comment