Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shefi ekzekutiv i Pfizer përhap panik dhe ngre një tjetër alarm

Download

Shefi Ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, duket që për përfitime edhe më të mëdha me shitjen e të tjera dozave ka ngritur një alarm të ri për një tjetër variant të ri të koronavirusi që mund t’i rezistojë vaksinave mund të shpërthejë.

Megjithatë, ai u shpreh se Pfizer do të jetë në gjendje të prodhojë një vaksinë të re për të goditur variantet e reja, 95 ditë nga dalja e tij.

“Sa herë që shfaqet një variant në botë, shkencëtarët tanë nisin punën me shpejtësi. Ata bëjnë kërkime për të parë nëse ky variant mund t’i shpëtojë mbrojtjes së vaksinës sonë. Ne nuk kemi identifikuar ende asnjë, por besojmë se ka të ngjarë që një ditë, njëra prej tyre të dalë.

Ne kemi ndërtuar një proces që brenda 95 ditëve nga dita kur identifikojmë një variant shqetësues, të jemi në gjendje të kemi një vaksinë të përshtatur kundër këtij varianti”, u shpreh Bourla.

Related Posts

Leave a comment