Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Covid-19 vendos me “shpatulla pas muri” BE, Kosova rrezikon të hiqet nga lista e sigurt

FCE8B25D-D57C-48A4-AF99-BAEC8064EE6E

Kosova dhe Maqedonia e Veriut rrezikojnë që të hiqen nga lista e sigurt, sa i përket Covid-19.

Sipas disa burmeve të Radio Evropa e Lirë mësohet se Sllovenia si vend kryesues i Bashkimit Evropian, ka realizuar një listë të re të vendeve të cilat konsiderohen si zona të rrezikshme, për shkak të shtimit të rasteve të së infektuarëve.

Pritet që kjo listë të votohet në ditët në vijim nga shtetet anëtare të BE-së.

Përveç Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mësohet se BE-ja ka përfshirë në listën e vendeve të pasigurta edhe Malin e Zi, Izraelin, Shtetet e Bashkuara dhe Libanin, informon REL.

Në parim, sipas burimeve të BE-së, nga vendet që nuk janë në listën e “vendeve të sigurta” nuk lejohet hyrja në BE, pos në rastet kur udhëtimet janë të domosdoshme.

Po ashtu kufizimet nuk vlejnë për ata që në territorin e ndonjë vendi të Bashkimit Evropian kanë vendbanim ose udhëtojnë zyrtarisht.

Related Posts

Leave a comment