Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kjo këngë dhe historia brenda saj që lidhet me autorin Lefter Çipa

1613629597_leftercipa1

Kënga ” O more deti me valë” u shkrua nga poeti Lefter Çipa në ditët më të zymta të dhjetorit 1990. Kishte pak kohë që në shtëpinë e tij në Himarë kishte rënë hija dhe makthi i një morti të dytë të pangjarë. Djali i mesëm, liceist në shkollën e mesme artistike “Naim Frashëri” në Vlorë, kishte ndërprerë studimet dhe bashkë me një grup të rinjsh nga Vlora dhe Himara kishin vendosur të linin vendin. Ishin ndër të rinjtë e parë që po thyenin klonin, për në Greqi.

Pasi kishin kryer një udhëtim të tmerrshëm, në rreth 12 kilometra kanal me ujë, të mos pikaseshin nga ushtarët e kufirit në brezin kufitar të Sarandës, pas orësh dhe ditësh të tmerrshme, më në fund kishin kaluar duke përfunduar në një kamp refugjatësh në zonën veriore të shtetit fqinj.
Muaj të tërë për familjen nuk kishte asnjë lajm e asnjë shenjë për djalin e zhdukur.
Vite më parë, në rrethana tragjike familja kishte humbur djalin e vogël.
Në këtë gjendje, poeti shkruan tekstin e këngës. Mes tyre edhe një strofë të pazakontë:

” Vijnë mandata
S’ka kambanë,
S’gjendet qyqe
Për të qarë….”

Kënga e shkruar do të këndohej publikisht me Asamblin Bilbili, në të cilin ishin jo të gjithë pjestarët e Grupit të Pilurit. Gjithësesi ishte diva e këngës piluriote Erimioni Mërkuri. Një artiste potente e cila me këtë elegji shkaktoi drithërima në sallën e Teatrit të Gjirokastrës.
Ishte e mbushur me dhimbjen dhe dijen, por edhe me ndjenjën e asaj çka ndiente poeti për djalin e tij ende të pagjetur. Zëri dhe interpretimi polifonik i Erimionit të shkakton ngjethje. Ai interpretim është potent dhe njëherësh në lartësinë e ndezjes së imagjinatës për një tragjedi reale.

Në këtë mënyrë, kjo këngë u ngjiz prej dhimbjes dhe ndiesisë së autorit në pozitën e një personazhi me historinë e vet të dhimbshme si prind.
Natyrisht ai dhimbjen e mbajti për vete dhe këngën na e la ne dhe sidomos atyre që do të vijnë në kohën e pafundme, në këtë tokë dhe në këtë jetë.

https://youtu.be/YFIqhbB3BPI

 

Related Posts

Leave a comment