Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ardi Veliu në Spanjë: Shkatërrohen 23 shtëpi bari, shumë të arrestuar(VIDEO)

-640-0-612f47e9f2153 (1)

Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar në Spanjë ku ka marrë pjesë dhe Policia Shqiptare. I pranishëm atje është dhe kryepolici Ardi Veliu, i cili është duke dhënë një deklaratë të përbashkët me kolegët spanjollë.

Paraprakisht, bëhet me dije se në kuadër të megaoperacionit të përbashkët të koduar “DOBRA”, u godit një grup kriminal në fushën e krimit të organizuar dhe u arrestuan 107 persona të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.

Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj.

Related Posts

Leave a comment