Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Nuk mund t’i mbajmë duke pritur me dekada!”/ Presidenti i PE del me deklaratën e rëndësishme për Shqipërinë

-800-0-e3261c411dd52fbfa76e6669fd04bd62

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, tha se Bashkimi Evropian duhet që të rishikojë procesin e anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Këto komente Sassoli i bëri në hapje të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, temë e të cilit këtë vit është e ardhmja e BE-së dhe Ballkanit.

Sassoli tha se e stabiliteti i BE-së është duke u sfiduar përveç nga pandemia e COVID-19 po ashtu edhe nga rreziqe të tjera, siç janë lajmet e rreme si dhe propaganda që vjen nga jashtë.

Sa i takon anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian, Sassoli tha se BE-ja duhet të rishikojë sa më parë qasjen e anëtarësimit.

Related Posts

Leave a comment