Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tmerr në Maliq! Sapo e kishte mbushur me gaz në karburant, makina shpërthen në flakë në ecje…

makina

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Maliq dhe kanë marrë djegie në trup për shkak se makina me të cilën ata udhëtonin ka shpërthyer në flakë, shkruan newsbomb.al.

Ata janë dërguar për mjekim në spital, ndërsa gjendja shëndetësore nuk bëhet ende me dije, pasi ngjarja ka ndodhur pak më parë.

Sipas informacionmeve paraprake, mjeti sapo ishte furnizuar me gaz në një nga karburantet e zonës dhe po lëvizte në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit, kur janë dëgjuar tre shpërthime të fuqishme dhe mjeti ka marrë flakë.

Drejtuesi ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka përfunduar në kanal, shkruan newsbomb.al. Si ai dhe pasagjeri janë plagosur dhe kanë marrë djegie në trup nga flakët.

Grupi i hetimit ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj. Burimet kanë bërë me dije se pasagjeri dhe shoferi nuk kanë mundur të dilnin në kohë nga mjeti dhe kanë marrë djegie në trup.

Related Posts

Leave a comment