Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tërheqja nga Afganistani acaron marrëdhëniet SHBA-Gjermani

59009032_303

Tërheqja e SHBA nga Afganistani pas 20 vitesh i ka bërë vitet e çrregullta të Trump-it të duken më shumë se një copëz e njëanshmërisë amerikane. Marrëdhëniet gjermano-amerikane kanë histori ulje-ngritjesh.

Pasi talibanët morën Kabulin dhe afganët e dëshpëruar vërshuan në aeroport duke u përpjekur të iknin nga vendi, kancelarja në largim Angela Merkel shprehu shqetësimin e saj: “Zhvillimet janë të hidhura, dramatike dhe të tmerrshme,” tha ajo në një konferencë shtypi më 16 gusht. “Tani të duket sikur gjithçka ishte e kotë “.

Për Gjermaninë, ushtria e së cilës ka kaluar gati 20 vjet në Afganistan, kostoja njerëzore dhe financiare ka qenë e rëndësishme. Bundeswehr-i, ushtria gjermane, hyri në Afganistan për të mbështetur SHBA pas sulmeve të 11 shtatorit në 2001 – në atë që do të bëhej dislokimi më i madh dhe më i gjatë ushtarak gjermane jashtë vendit. Gjatë kësaj kohe, Gjermania u angazhua për projektin e ndërtimit të kombit. Tani ato shpresa janë shuar.

Kandidati për kancelar për kristjandemokratët e Merkelit, Armin Laschet, foli për një goditje të madhe në marrëdhëniet transatlantike dhe tronditje nga veprimet e Presidentit amerikan Joe Biden: “Unë u zhgënjeva nga njoftimi i tij në 14 Prill, se ai do të zbatonte urdhrin e tërheqjes së Donald Trump nga Afganistani një me një, pa përfshirë plotësisht aleatët në këtë vendim të rëndësishëm “, tha Laschet-i për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung në mes të gushtit.

“Është një humbje e madhe e besimit. Në veçanti në kompetencën e Amerikës si fuqi ushtarake,” thotë analisti politik Stephan Bierling nga Universiteti Regensburg. “Pas katër vitesh katastrofike nën Trumpin, ne kishim një pikëpamje shumë pozitive për Joe Biden. Tani kjo gjendje shpirtërore po ndryshon.”

Një marrëdhënie e pabarabartë

Pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA luajti rolin kryesor në krijimin e Gjermanisë Perëndimore si një demokraci liberale, krijimin e institucioneve demokratike dhe të një shtypi të lirë. SHBA garantoi më tej sigurinë gjatë Luftës së Ftohtë, që Gjermania Perëndimore të vazhdonte të ekzistonte së bashku me Gjermaninë Lindore komuniste.

“SHBA e mundi Gjermaninë në Luftën e Dytë Botërore dhe më pas si një fuqi pushtuese ishte pjesë e ristrukturimit të shoqërisë gjermane,” shpjegon Ruth Hatlapa, një historiane e specializuar në atë se si Gjermania i sheh SHBA.

Kishte një pro-amerikanizëm në shoqërinë gjermane perëndimore që mbështeste lidhje më të thella, thotë ajo, por edhe pakënaqësi – veçanërisht në lidhje me varësinë e sigurisë së Gjermanisë Perëndimore nga SHBA, duke krijuar një “marrëdhënie kontradiktore”, sipas Hatlapas.

Vietnami ishte ndryshe për Gjermaninë

Marrëdhënia ka parë momentet e saj të ulëta. Lufta e Vietnamit ishte një rast i tillë. 12.000 protestues kundër luftës dolën në rrugët e Berlinit Perëndimor në vitin 1968. Njëri prej tyre ishte autori Friedrich Christian Delius.

“Ky zhgënjim që amerikanët, të cilët ne i admironim, po hynin në një luftë që ishte, të themi, krejtësisht në kundërshtim me parimet e tyre, na nxiti dhe na shqetësoi, ashtu siç shqetësoi qindra mijëra studentë amerikanë në kohë, “i tha ai transmetuesit publik Deutschlandfunk, 50 vjet pasi u zhvilluan ngjarjet.

Gjermania i kishte refuzuar thirrjet amerikane për të marrë pjesë ushtarakisht në Vietnam. Në vend të kësaj, ajo nisi një mision humanitar, duke dërguar një anije spitalore në zonën e luftës në vitin 1966, e koordinuar dhe e pajisur me personel nga Kryqi i Kuq Gjerman (DRK).

Ndarja gjermano-amerikane mbi Irakun

Një goditje tjetër ndaj imazhit amerikan në Gjermani erdhi në vitin 2003. Edhe pse SHBA, nën Presidentin George W. Bush i kërkoi qeverisë gjermane të merrte pjesë në luftën kundër regjimit të Sadam Huseinit në Irak, ministri i Jashtëm i atëhershëm Joschka Fischer nga Partia e Gjelbër iu përmbajt frazës së tij legjendare: “Unë nuk jam i bindur”.

Dyshimet se pushtimi i Irakut qe i justifikuar bazoheshin në përfundimet e kundërzbulimit gjerman. “Sipas informacioneve tona në atë kohë, arsyet që Colin Powell dha para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk qenë të bazuara, qenë në kundërshtim me tregimin e tij, dhe rezultuan të ishin të rreme,” i tha August Hanning, atëherë president i Shërbimit Informativ Federal(BND)gazetës Die Welt.

“Gabimet e bëra nga SHBA-të kanë ende sot një efekt: konflikti midis sunitëve dhe shiitëve, ngritja e organizatave terroriste al-Kaida dhe IS, paqëndrueshmëria politike,” i tha analisti i terrorizmit dhe sigurisë Rolf Tophoven i Institutit për Parandalimin e Krizave Iftus transmetuesit gjerman ntv, duke vështruar pas, pas 15 vjetësh. “Ne gjithashtu nuk do ta kishim problemin e refugjatëve, po të kishte paqe në rajon. Atëherë njerëzve nuk do t’u duhej të ikin në Evropë.”

Sidoqoftë, situata aktuale është pa precedent. “Dallimi kryesor është i qartë: në Afganistan ne kemi pasur ushtarë për aq kohë sa Amerika ka pasur ushtarë atje,” thotë historiani Klaus Schwabe, profesor në Universitetin RWTH Aachen.

Gjermania u pozicionua shumë pozitivisht ndaj Bidenit pas katër vitesh marrëdhënie të tendosura me Trumpin. Angela Merkel dhe Donald Trump, 2019Gjermania u pozicionua shumë pozitivisht ndaj Bidenit pas katër vitesh marrëdhënie të tendosura me Trumpin.

Goditje në marrëdhëniet transatlantike

“Afganistani është një kontakt me realitetin për ata që kishin plane të mëdha për një ringjallje të marrëdhënieve transatlantike,” thotë Bastian Giegerich nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

“Përfshirja e drejtpërdrejtë e Gjermanisë i ka bërë ngjarjet e fundit shumë më të dhimbshme. Përzier ndjenjën e dështimit, zhgënjimit dhe poshtërimit,” thotë ai. “Rënia e Kabulit tregon qartë se Gjermania dhe fuqitë e tjera evropiane nuk kanë mjete për të ndjekur një strategji të pavarur.”

Pas ngjarjeve në Afganistan, thirrjet për pavarësi më të madhe ushtarake gjermane dhe evropiane po bëhen më të forta. “BE duhet të jetë në gjendje të veprojë pa partnerin e saj amerikan. Ne duhet të jemi në gjendje të sigurojmë vetë një aeroport si ai në Kabul,” tha Lascheti në intervistën e tij me Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Kur administrata e Biden-it nisi mandatin, ajo i bëri thirrje Gjermanisë dhe partnerëve të tjerë evropianë që të marrin qëndrime më të ashpra ndaj Kinës dhe Rusisë, duke shpresuar të mobilizojnë BE për të marrë një qëndrim më të fortë në mbrojtjen e demokracive liberale.

Ngjarjet e fundit në Afganistan mund të kenë qenë kundërproduktive, thotë analisti politik Giegerich. “Afganistani ishte një mision që nga pikëpamja gjermane dhe evropiane u ndërmor nga solidariteti me SHBA. Shumë këtu do të ndiejnë se”ne e bëmë këtë për SHBA dhe shikojmë se si përfundoi”./DW

Related Posts

Leave a comment