Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbulohen plani se çfarë do të ndodh kur Mbretëresha Elizabeth të ndërrojë jetë

-800-0-61327980a0f17 (1)

Janë zbuluar dokumentet sekrete që përmbajnë planin se çfarë do të ndodhë kur Mbretëresha Elizabeth II të ndërrojë jetë. Ky do të shënojë edhe një moment të trishtë kombëtar dhe ndoshta për mbarë botën.

Sipas dokumentit, vdekja e monarkes me shërbimin më të gjatë në Britani do të pasohet me 11 ditë rresht evente zyrtare, përfshirë kurorën e Mbretit që do i vendoset Princit Charles si dhe një funeral mbarë-shtetëror.

Turma të mëdha pritet të grumbullohen në kryeqytet për të parë Mbretëreshën në banesën e fundit para shërbimit të Abaci-së në Ëestminster. Dokumeti është siguruar nga Politico.eu ku jepen hollësi edhe mbi ‘Operacionin ‘Ura e Londrës” ku përfshihen shqetësimet zyrtare se si të mos prishet rendi dhe të ruhet qetësia mes turmave me njerëz që vërshojnë në kryeqytetin Londër.

Planet për kalimin me arkëmortin e Mbretëreshës aktualisht 95 vjeçe ndryshojnë rregullisht dhe është e paqartë nëse dokumentet janë azhurnuar pasi janë siguruar nga mediat. Por sipas planit Kryeministri dhe kabineti qeveritar do të informohet së pari dhe Boris Johnson do të japë një deklaratë adresuar kombit.

Princi Charles, i cili do të shpallet Mbret të nesërmen pas vdekjes së Mbretëreshës do të flasë gjithashtu disa orë pas Kryeministrit. Ai më pas do të nisë një turne kombëtar për të marrë pjesë në shërbimet përkujtimore në të gjithë Britaninë, ndërsa një seri provash për eventet zyrtare po kryhen aktualisht në Londër, duke lënë dyshime mbi gjendjen shëndetësore të Mbretëreshës.

Sipas raportit, arkëmorti i Mbretëreshës do të qëndrojë për 23 orë në ditë gjatë tre ditëve në Pallatin e Ëestminster.

Qeveria po planifikon një operacion masiv të sigurisë për t’u marrë me turmat për shkak të nevojës mbi funksionimin mbi rrjetet e udhëtimit, shëndetësinë, policinë dhe shërbimet bazë dhe gatishmërinë e tyre me kapacitet të plotë.

Zyrtarët besojnë se ata kanë kapacitetin për të organizuar funeralin, por implikimet e sigurisë në mënyrë të pashmangshme do të jenë të mëdha, duke përfshirë monitorimin e çdo kërcënimi të shtuar terrorist.

Një sërë sfidash të reja do të jenë gjithashtu të pranishme nëse Mbretëresha vdes gjatë pandemisë Covid-19, duke përfshirë aranzhimet për të ftuar udhëheqësit botërorë dhe ekipet e tyre në funeral.

Related Posts

Leave a comment