Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ballkani i hapur, por shqiptaret te mbyllur

Ballkan-i-hapur-780x470-1
Nga Klodian TOMORRI –
Kryeministri foli dje per Ballkanin e Hapur. Sot u publikuan dhe disa foto teksa pinte vere me Zaevin dhe Vucicin per te festuar hapjen e pandalshme te Ballkanit. Po sot nje mik me nisi kete video nga kufiri mes Shqiperise dhe Kosoves.
Tre kilometer radhe per te hyre ne Kosove ne Qafen e Morines. Shikoni radhen pa fund te kamioneve dhe automjeteve. Me mijera njerez, qe torturohen me ore te tera per te kaluar nga Shqiperia ne Shqiperi.
Jane bere me dhjetera mbledhje te perbashketa mes dy qeverive.
Eshte bere mbi 1 milione ton propagande per kete, por kufiri mes Shqiperise dhe Kosoves eshte aty dhe eshte i tmerrshem. A ka turp me te madh se ky? Per cfare duhet te ekzistoje kufiri me Shqiperise dhe Kosoves me se pari?
Para se te hapim Ballkanit nuk do ishte me mire te hiqnim njehere kufirin mes shqiptareve? Apo hapim Ballkanin per serbet dhe u veme tra radhe shqiptareve.

Related Posts

Leave a comment