Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Donte të digjte disa shkurre, fermerit i del situata nga kontrolli(FOTO)

Screenshot_16-6

Një zjarr masiv ka rënë sot në një zonë me ullinj në fshatin Vertop, në Poliçan.

Mësohet se fermeri Arben Fejzollari iu ka vënë flakën shkurreve në tokën e tij, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit, duke marrë përmasa të mëdha.

Screenshot 15 4

Raportohet se deri më tani janë djegur rreth 10 hektarë toke me ullinj. Zjarri është duke u përparuar me shpejtësi në pjesën e pasme të kodrës, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikëses është e vështirë për shkak të errësirës.

Ndërkohë policia tashmë ka ndaluar të dyshuarin, shtetasin Fejzollari.

Related Posts

Leave a comment