Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

NATO e shqetësuar: Kina po zgjeron me shpejtësi arsenalin bërthamor

-640-0-fde14bfc1835685d75180ac333fd9552 (1)

NATO shprehet e shqetësuar në lidhje me investimet ushtarake kineze, që në vitet e fundit kanë pësuar rritje të konsiderueshme në të gjitha drejtimet, përfshirë këtu edhe teknologjinë bërthamore.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ka shqetësime serioze për një rritje të programit të raketave bërthamore nga ushtria kineze. Ai i bëri thirrje Pekinit që të përfshihet në bisedimet ndërkombëtare për të reduktuar përhapjen e këtyre armëve të shkatërrimit në masë.

Shefi i NATO-s tha se më shumë vende duhet të përfshihen në bisedimet e ardhshme të kufizimit të raketave, jo vetëm Rusia me SHBA.

“Kina ka përgjegjësi në çështjen e kontrollit të armëve pasi është fuqi globale”, tha Stoltenberg.

Shefi i NATO-s kërkoi më shumë transparencë për programin bërthamor kinez.

Në vitin 2019, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga traktati dypalësh me Rusinë për ndalimin e programeve të raketave me rreze të mesme veprimi. Marrëveshja datonte që nga viti 1987. Për tërheqjen, SHBA fajësoi Rusinë.

SHBA-ja kanë instistuar në vazhdimësi që edhe Kina të përfshihet në bisedime për kontrollin e armëve, por Pekini i ka shpërfillur këto thirrje.

Stoltenberg përshëndeti marrëveshjen midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për të zgjatur për pesë vjet të tjera traktatin New START që kufizon armët e tyre strategjike bërthamore. Por, ai tha se në angazhimet për mospërhapjen e armëve bërthamore duhet të shtohen edhe teknologjitë e reja, përfshirë inteligjencën artificiale.

Related Posts

Leave a comment