Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pas përjashtimit nga grupi parlamentar, Berisha shpërthen kundër Bashës

Berisha-Basha-compressor-e1519163441847

Pas vendimit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ta përjashtuar si pjesë të vetën Sali Berisha ka shpërthyer kundër këtij vendimi dhe Lulzim Bashës..

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ky vendim është jashtë çdo lloj norme dhe ligji të vendit duke shtuar se Basha më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij se sa të dorëzonte sovranitetin e Partisë Demokratike. Ai u shpreh se atë që bëri Basha, nuk e bëri as Ilirjan Celibashi në postin e kryetarit të KQZ.

“Vendimi është jashtë çdo lloj norme dhe ligji të vendit. Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare të një force politike të lirë. Unë e kuptoj presion që ka pasur por pavarësisht nga presioni, mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij se sa të dorëzonte sovranitetin e PD.

PD është një institucion i sovranitetit të vendit. Me njoftimin që shpalli dëshmoi, bëri atë që nuk bëri Ilirjan Celibashi. Vendosi të dorëzojë sovranitetin faktikisht të asgjësojë PD si një parti sovrane për shkak të presioneve”, shprehet Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA.

Related Posts

Leave a comment