Kapet autori i dyshuar i plagosjes së ndodhur ditën e djeshme në Fshatin e Ri, Rrethinat ,Shkodër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore të DVP Shkodër, falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, krehjes së zonës bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë e mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm të kapej dhe ndalohej shtetasi Xhevahir Fikaj., 47 vjeç. Ky shtetas dyshohet si autorë i plagosjes me armë zjarri të shtetasit I.G, si dhe i plagosjes me sende të forta të shtetasit L.G (vëllezër) pas një konflikti për motive pronësie. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Related Posts
Plagosja e dyfishtë dje në Tiranë, në pranga 2 autorët, shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës për plagosjen me armë zjarri të ndodhur pasditen e djeshme…
14 Oct 2021
Të shtëna me armë në Durrës, plagoset një person
Të shtëna me armë janë regjistruar sot në Durrës ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Sipas burimeve…
26 Apr 2022
Plagosja në Shkodër/ Policia jep detajet e para, identifikohen dy vëllezërit (Emrat)
Plagosja në Shkodër mësohet të ketë ndodhur përgjatë një konflikti fizik për motive pronësie. Fillimisht ka qenë 34-vjeçari Lad Gruda…
08 Sep 2021