Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SALI BERISHA NË PARLAMENT I DUHET EDI RAMËS

rama-berisha2-730x440

 Nga Xhovan SHYTI –

Të premten Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 ngre siparin, ndërkohë që vëmendja e shqiptarëve spektatorë të thekur të politikës është përqëndruar vetëm në një pikë: Tek Sali Berisha. ish Presidenti, ish Kryeministri, ish Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish Deputeti i kësaj partie të vetëpërjashtuar nga jeta politike por të rikthyer sërish pas fitimit të më pak se gjysmës së deputetëve në zgjedhjet e prillit. Ku megjithse me rreth 300 vota nominale të marra Sali Berisha ja doli të riciklohet si deputet i PD-së falë numrit të afërt rendor të listës Basha.

Ky riciklim në politik i Sali Berishës, vjen ndërkohë që kohë më parë ai ka deklaruar se tërhiqej nga jeta politike por, mbi të gjitha, pasi javë më parë SHBA ja ndaloi familjarisht hyrjen në Amerikë, duke e shpallur person të padëshiruar (non grata), po familjarisht.

Motivacioni për të cilën amerikanët lëshuan rrufenë ndaj “demiurgut të të keqes shqiptare”, siç e ka tipizuar prof. Rexhep Qosja, Berishën,  ishte nga më të zinjtë e matrikulluar ndaj ndonjë politikani e udhëheqësi shqiptar: “Minues i demokracisë… Për përfshirje të tij në korrupsion madhor, për përfshirje në akte korruptive të tilla si keqpërvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët politik dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit  të publikut shqiptar tek institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë…”.

Shpallja i padëshiruar (non grata), i Sali Berishës nga Sekretari i Shtëtit amerikan Antony Blinken, sikurse kanë vlerësuar ekspertë të jurisprodencës, ja ndalon atij marrjen e mandatit të deputetit dhe hyrjen në Parlamentin e ri.

Është kjo ndalesë jo akt politik, që varet nga kryetari Lulzim Basha, apo Edi Rama, e as e drejtë morale që e vendos vetë Berisha,  por akt ligjor, që nuk lë vend as për vendimarrje politike e as personale.

Përjashtimi i Sali Berishës nga Parlamenti i ri dhe mospajisja me mandat deputeti është akt ligjor, që imponon  zbatueshmëri të detyrueshme.

E megjithatë pas javë diskutimesh e kacafytjesh të profanëve mediatike, me “do hyjë, s’do hyjë”, “duhet të hyjë s’duhet të hyjë”, heshtjes si të kryetarit të PD-së, lidhur me një qëndrim partie ndaj fenomenit të mbrapshtë Berisha, ashtu dhe të institucioneve kompetente, fatin e tij parlamentar e ka vendosur vetë i shpalluri “non grata”.

Jo më larg se të hënën, nga studioja e  emisionit “Noë” të sajuar nga ish sekretarja e tij disa vjetore Erla Mëhilli, në televizionin EuroNeës, nëpërmjet një retorike të varfër e të bërë bajate, Sali Berisha, ripërsëriti refrenin se do të jetë në Parlament.

“Në përputhje të plotë me vullnetin e qytëtarëve”, sikurse deklaroi, megjithse 300 votate marra në zgjedhjet e 25 prillit e bëjnë qesharak argumentin.

Një deklarim ky që vulos çdo hamëndje, çdo koment, çdo mëdyshje e diskutim  rreth fatit parlamentar të njeriut që do të hyjë në historinë e vendit (që edhe pas 30 viteve në paskomunizëm, vijon të jetë më i varfëri në kontinent), duke mbartur mbi supe njollën e zezë të turpit, matrikullimin “non grata”, nga fuqia më e madhe botërore dhe mikja më e madhe historike e shqiptarëve.

Njeriun “non grata” të premten do ta shohim të zerë vend në kolltukun e Parlamentit të ri i pandaluar as nga strukturat zyrtare që përgjigjen për zbatimin e ligjishmërisë dhe që, sikurse propagandohet:  nuk komandohen më as nga ish presidenti e kryeministri Berisha, as nga presidenti në detyrë Meta dhe as nga Kryeministri në detyrë.

Edi Rama nuk është deklaruar kurrë lidhur me këtë çështje madhore që përtej fatit parlamentar të një njeriu të vetëshpallur “heroi që përmbysi komunizmin”,  mbi gjithçka ka në qendër anashkalimin e nëpërkëmbjen e ligjit të dekriminalizmit.

Çështja që shtrohet për diskutim në këtë mes nuk është Berisha dhe Parlamenti, por  Berisha dhe Ligji. A do të vijoj ky autor përrallash me heronj të rremë “antikomunist”, të jetë sërish jashtë ligjit, si deri më sot, apo ligji i drejtësisë së re do të funksionojë njejtë për të gjithë?

Ky është thelbi. Dhe duke qenë kështu Kryeministrit i takon të shpreh qëndrimin. Jo të tijin personal por të qeverisë që drejton që prej tetë vitesh e që do të vijoj ta drejtoj edhe për 4 vitet e ardhëshme.

A do të mbështetet qeveria e tretë Rama mbi kolonën e barazisë së gjithë qytetarëve përpara ligjit, apo do të vijoj si deri tani me diferencime?

Pikërisht për këtë profilizim Edi Rama nuk duhej të heshtëte. Mirëpo ai qëndron gojëkyçur  pasi i duhet Sali Berisha në Parlament. I duhet për tu marrë gjatë gjithë kohës me arrogancën e tij të njohur dhe jo me punët e mëdha që qeveria ka përpara.

Të mos harrojmë: Edi Rama e fitori mandatin e tretë qeverisës duke pohuar se nuk ka një program qeverisës, por do të qeverisë me vizion”rilindasi” . Që do të thotë se do të vijoj ta shtyjë kohën qeverisëse me ç’ti dalë para dhe Berisha në Parlament është aseti më i mirë për ta realizuar pa shumë kosto qederi këtë kolonë të projektit të tretë qeverisës “rilindas” me Sali Berishën deputet “non grata”/ Arberianews.net

THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbërianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbërianeës.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

 

Related Posts

Leave a comment