Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vendimi i papritur i Lulzim Bashës/ Sali Berisha jashtë grupit parlamentar të PD-së

berisha-basha

Pak më parë ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e nisur rreth orë 18.30 minuta, ku përveç strategjisë dhe sjelljes së opozita në Parlamentin e ri, që pritet të nisë paraditen e nesërme seancën e parë plenare, pjesë diskutimi ishte dhe qendrimit ndaj  deputetit Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata, nga SHBA.

Në këtë mbledhje Sali Berisha nuk merte pjesë ndërkohë që në daljen e tij para gazetarëve Lulzim Basha, drejtuesi i mbledhjes, deklaroi:

“Sali Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për demokracinë. Kur të gjithë ne prisnim që të dënohej Edi Rama si autor i masakrave elektorale dhe si i lidhur me krimin, ne na u desh të përballeshim me vendimin e SHBA. Vendimi i DASH nuk cënon arritjet e Shqipërisë nën drejtimin e Sali Berishës. Nga ana ime prej dy muajsh e gjysmë kam bërë të gjitha përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me këtë çështje. Zoti Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij. Për të shmangur çdo keqkuptim, kam vendosur që deri në përfundim të shqyrtimit të kërkesës për transparencë në rrugë gjyqësore, zoti Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit të PD”./ Arberia News.net

Related Posts

Leave a comment