Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kush e nxiti Lulizim Bashën të merrte vendimin përjashtues ndaj Sali Berishës

Basha Berisha

Basha nuk ka pasur dëshirë ta bëjë këtë, por është gjetur në një presion dhe shtrëngim të madh, sepse Basha kur flasim Basha, duhet të dijë që ka të bëjë me qeverinë më të korruptuar…

“Ndoshta nuk ishte parashikuar që të përjashtoj Berishën nga  grupi parlamentar dhe kjo turbulloi të gjithë ujërat. Me gjithë se nuk mendoj se ishte ndonjë gjë që do krijonte këtë, për arsye se Berisha ishte një njeri i vrarë në vetvete. Këtë që ka bërë Basha e ka bërë Berisha edhe me të tjerë, dhe në këtë mënyrë ai ka drejtuar PD. Basha veproi në një mënyrë arbitrare. Ky zullum politik, vjen nga vetë kultura politike e PD, e cila është kultura që vjen nga regjimi komunist. PD nuk është krijuar si frymë, nuk është krijuar si  lëvizje, brenda partisë, por u krijua me emërime. Ja çfarë ka krijuar kjo kulturë e këtyre, ja shihet rezultati. Berishës i ka ardhur e papritur. Basha nuk ka pasur dëshirë ta bëjë këtë, por është gjetur në një presion dhe shtrëngim të madh, sepse Basha kur flasim Basha, duhet të dijë që ka të bëjë me qeverinë më të korruptuar. Qeveria e lidhur me krimin. Mua nuk më vjen keq fare për Berishën, sepse Berisha e ka krijuar vetë këtë gjendja. Problemi është se përjashtimi i Berishës nuk zgjidh shumë çështje të tjera, si krimi dhe korrupsioni”, ka zbuluar analisti Ilir Demalia, gjatë intervistës për Ora News.

Related Posts

Leave a comment