Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Portalet klienteliste keqinformojnë për rritjen e çmimit të bukës/ Ja si është e vërteta

Buke

 Lajm i portaleve klienteliste është i fabrikuar pasi ajo çka ato publikojnë e komentojnë është sipërfaqja, pjesa e dukëshme nga të gjithë, pasoja e një sistemi zinxhir rritjesh të lendëve të para që  ndikojnë në rritjen e kostos dhe e bëjnë të detyrueshme rritjen e çmimit të bukës…

Nga Arber DALMATI –

Rritja e çmimit të bukës është venë në qendër të sulmit më të fundit mediatik  të disa portaleve të njohura për klientelizëm, të cilat duke shfrytëzuar një vendim, sikurse citojnë, të Autoriteti të Konkurencës, shprehen të pakënaqura ndaj faktit, po sipas tyre, që disa kompani kanë rritur çmimet e miellit duke rënë dakord më parë mes tyre.

“Autoriteti i Konkurencës ka reaguar dhe ka nxjerr një vendim për rritjen e çmimit të miellit në Shqipëri, dhe rrjedhimisht dhe të bukës. Sipas këtij autoriteti, kompanitë Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, që kontrollojnë tregun e importit të grurit, prodhimit dhe tregtimit të miellit dhe kanë rritur çmimin në “bashkërendim” me njëri-tjetrin,” thuhet në lajmin e fabrikuar të portaleve klienteliste, ndërkohë që fatkeqësisht në këtë lojë kanë renë edhe disa media “serioze”.

Themi lajm i fabrikuar pasi ajo çka është publikuar është sipërfaqja, pjesa e dukëshme nga të gjithë, pasoja e një sistemi zinxhir rritjesh të lendëve të para që  ndikojnë në rritjen e kostos dhe e bëjnë të detyrueshme rritjen e çmimit të bukës.

Sepse çfarë situate fshihet pas reagimit  të Autoritetit të Konkurencës, që, sipas portaleve klienteliste: ka vendosur t’u monitorojë aktivitetin këtyre kompanive? A ka vërtetë një pakt të fshehtë për  të kontrolluar prodhimin në tregun e miellit, duke caktuar, madje dhe çmimet e shitjes?

Jo se rritja e çmimit të bukës nuk është e vërtetë. Është po aq i vërtetë sa dhe fakti që portalet që kanë dhenë  lajmin “tronditës” në emër të ruajtjes së konsumatorëve, as që kanë marrë mundimin të bëjnë të njejtën gjë për rritjen drastike të çmimeve të artikujve të shportës, të tilla si vaji, në rritje mbi 60 %, të sheqerit, të orizit, të gjithë prodhimeve të bulmetit, të fasuleve që janë gjella e preferuar e konsumatorëve etj.

Kanë heshtur dhe vijojnë të heshtin portalet klienteliste edhe për rritjen drastike të çmimeve të frutave, perimeve etj, etj, kurse japin ulërimën për rritjen me vetëm 10 lekë për një bukë. Një rritje e detyruar për të shpëtuar nga falimentimi total, sikurse shprehen burimet e Shoqatës së Prodhuesve të Miellit ekskluzivisht për “Arberia Neës”.

“Absolutisht jo.Nuk bëhet fjalë për pakt të fshehtë e të tjera. Gjithçka është një sajesë, është keqinformim nga ata që fshihen pas servirjesh së të tilla lajmeve nëpër portale. Asgjë nuk është e vërtetë”!

Përgjigja e prerë vjen nga Shoqata e Prodhuesve të Miellit.

Të pyetur lidhur me ngritjen e çmimit të bukës me 10 lekë përfaqësues të saj sqarojnë më së pari se rritjen nuk e sjellin prodhuesit e miellit por furrat e prodhimit të bukëve, që janë të detyruara ta bëjnë këtë për të përballuar mbijetesën në pasi janë përballur me rritjen e çmimeve të të gjitha lendëve të para jo vetëm miellit por edhe vajit, sheqerit, letrës, majas, margarinës etj. Por për të përballuar,gjithashtu, edhe një kosto të shtuar në fuqinë punëtore pasi në ditët e sotme është vështirsuar gjetja e forcave të punës.
“Ne po ju referojmë çmimet e grurit në bursë dhe gjithkush të gjykojë vetë”, thonë përfaqësuesit e shoqatës, duke vijuar:

“Gruri është mall burse, ndaj çmimet janë shumë thjesht të verifikueshme. Aktualisht, çmimi i grurit në treg është 350 USD. Para një muaj ishte 260 USD. Para pandemisë cmimet ishin ne nivelet 220-230 USD. Po jua citojmë për të thenë se mbi bazën e tyre luajnë edhe çmimet e tregut të brendshëm, që nisin tek rritja e kostos së miellit dhe përfundojnë tek prodhuesit e bukës.  Prodhuesit e miellit marim vetëm koston e përpunimit e cila është rreth 80- 90 usd për ton pra nëse cmimi i lendës së parë, grurit , në bursë do jete 100 USD atëherë cmimi i miellit do të ishte 180 USD, nëse cmimi i grurit në bursë shkon 500 USD përsëri cmimin do të ishte 580 USD.  Fabrikat marin vetëm hakun e përpunimit, pasi nuk janë prodhues gruri por përpunues” . Kjo është e vërteta. Po të ishte ashtu siç publikohet ne vitet e fundit kane falimentuar 2 fabrika moderne  si  “Atlas  Mills SHA e cila me pas ndryshoj pronesi dhe fabrika Mulliri i Artë dhe ne kete moment kane hyre aktore te rinje ne treg si Hekta grup e cila ka hedhur Miellin Mokra ne treg, pra nese do kishte bashkrendim cmimesh nuk do te kishte dalje nga tregu te aktorve te vjeter dhe hyrje ne treg te aktoreve te rinj. E theksojmë punojmë për mbijetesë, duke pritur kush fabrike e ka rradhën të falimentoj. Me këto të pavërteta që sajojnë po gadasin industrin e pëpunimit të miellit vendase, për llogari të të tjerëve që synojnë tregun tonë. Po të ishte e kundërta, pse nuk flasin për rritjen e çmimit të vaijt, sheqerit, hekurit , tullës, që për 3-4 muaj ka shkuar mbi 50%, apo të gazit e karburanteve që mbajnë çmime te larta edhe kur në bursë ato janë të ulura”. (Vijon)

NË VIJIM: KUSH FSHIHET PAS  SULMIT TË PORTALEVE KLIENTELISTE NDAJ FABRIKAVE TË MIELLIT?

  THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbërianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbërianeës.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

Related Posts

Leave a comment