Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shkëputja e ashensorit në Astir, reagon zyrtarisht ISHMT

05144613-D8D3-4FA6-B5A1-122AB544412F

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka reaguar në lidhje me incidetin që ndodhi në zonën e Astirit, ku një ashensor u shkëput dhe si pasojë dy gra mbetën të plagosura, ku njëra prej tyre është shtatzënë.

Në reagimin e bërë ng ISHMT, thuhet se ashensori nuk ka qenë i regjistruar në institucionet përkatëse dhe si pasojë nuk ka pasur asnjë inspektim nga ana e inspektorëve përkatës për të parë sigurinë e këtij ashensori.

Deklarata e Plotë nga ISHMT:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË

INSPEKTORATI SHTETËROR I MBIKËQYRJES SË TREGUT

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në pallatet me adrese në kompleksin Fratari, në zonën e  Astir,  Tiranë, sqarojmë se prane ISHMT nuk rezulton ky subjekt si  i regjistruar.

Sipas Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar Personi Përgjegjës i produkt/instalimit nuk e ka bere regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT.

Nga të dhenat e ISHMT për sa i përket raportimeve të Trupave të Autorizuara dhe të dhënave të tjera të siguruara nga ISHMT, rezulton se ashensori i cili ka pësuar “defekt teknik” duke shkaktuar aksident nuk ka qenë i inspektuar nga një Trupë e Autorizuar sic parashikon Ligji 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar.

Në zbatim të legjislacionit për administrimin e ambjenteve të përbashkëta, banorët e pallatit duhet të zgjedhin një administrator dhe është detyra e administratorit të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për garantuar sigurinë e përdoruesve.

Strukturat e ISHMT ne momentin e marrjes se njoftimit janë angazhuar maksimalisht ne bashkepunim dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese per zbardhjen e kesaj ceshtje.

Leave a comment