Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vijojnë shifrat alarmante në Kosovë! Ja sa viktima dhe raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

C4597D11-3E42-4859-81A4-EEB11040C406

Gjatë 24 orëv të fundit 23 persona kanë humbur jetën në Kosovë dhe janë regjistruar 424 raste të reja pozitive me Covid-19.

Sipas njoftimi të bërë nga Ministria e Shëndetësisë kanë arritur të mposhtin betejën me koronavirusin 1324 qyetetarë.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës.

Deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 8.270 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 23 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582.

Në total numri i rasteve aktive është 17.625.

Related Posts

Leave a comment