Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Epidemia e rritjes së çmimeve/ Çmimi i gazit nuk njeh kufi

Gazi

Pa rritjes së çmimeve të një serë artikujve të shportës e përtej saj, një tjetër sektor ka hyrë në lojën e varfërimit të shumicës dërmuese të popullsisë. Fjala është për gazin çmimi i të cilit nuk njeh ulje, por vetëm ngritje.

I fiksuar për muaj me rradhë në kuotat e çmimeve të palëvizëshme 49, 59, 63 dhe 72 lekë litri sakaq ky çmim ka njohur rritje me nga 5 lekë për litër.

Në disa pika ai tregtohet me 62 leke litri, nga 59 lekë, që ka qenë për një kohë të gjatë, që pas pandemisë COVID, dhe në të tjerat 77 lekë litri, nga 70, 72 që ka qenë më parë.

Ajo që bën përshtypje në këtë mes është qendrimi i Autoritetit të Konkurencës i cili prej kohësh hesht lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve edhe pse ka deklaruar se është duke i monitoruar tregtuesit, pasi ka elementë që të bëjnë të dyshosh për marrëveshje-monopol.

Çmimi i mëtejshëm i gazit, që është një tjetër artikull i domosdoshëm për qytetarët që e përdorin atë masivisht për gatim e ngrohje, si dhe i shumë artikujve të tjerë të shportës, e shtrenjton pa masë jetën e konsumatorëve taksapagues dhe në veçantë të të papunëve, të pensionistëve, invalidëve e të trajtuarve me ndihma ekonomike që janë kategoria sociale më e keqpaguar dhe që, nga mungesa e politikave sociale të qeverisë, ndjehet e lenë në mëshirë të fatit.

Në mos Autoriteti në fjalë, kush tjetër duhet t’ja ndal vrullin e rritjes së çmimit monopolistëve të karburanteve që janë dhe tregtarë të gazit me përdorim masiv?/ Arberia News.net

THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbërianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbërianews.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

Related Posts

Leave a comment