Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Do stakohen dritat në stacionet e pompimit, qyteti i Durrësit sot pa ujë

E1B45F03-9E23-481D-A808-85A069FC3B66

Durrësi sot nuk do të ketë furnizim normal me ujë të pishëm. Ujësjellës Kanalizimet kanë njoftuar se do të ketë probleme me furnizimin e ujit të pijshëm në të gjithë lagjet e qytetit.

Shkak është ndërprerja e energjisë elektrike nga OSHEE në stacionin e pompave nga ora 08.00-16.00.

“Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD) njofton qytetarët se sot mund të shfaqen probleme në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm për të gjitha lagjet e qytetit. Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga OSHEE në stacionin e pompave nga ora 08.00-16.00, nuk do të ketë furnizim normal dhe në disa zona të qytetit mund të vihen re crregullime përsa i përket orarit të furnizimit me ujë. UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve në lidhje me këtë situatë”, thuhet në njoftim.

Related Posts

Leave a comment