Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbulohet axhenda e plotë e Merkel në Tiranë

146182B3-BC38-4689-9FCD-5B677AA06C91

Është zbardhur axhenda e kancelares gjermane Angela Merkel gjatë vizitës që do të ketë ditën e nesërme (14 shtator) në Tiranë.

Vizita e Merkel do të nisë me një takim kokë më kokë me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe do të mbyllet me një konferencë të përbashkët mes të dyve, ndërkohë që të pranishëm në vendin tonë do të jenë dhe kryeministrat e 5 vendeve të tjera të ballkanit perëndimor.

Në fokus të takimit mes Ramës dhe Merkel do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe zhvillimet rajonale, ku Gjermania është iniciuese e procesit të Berlinit, që duket se është eklipsuar nga nisma e Ballkanit të Hapur.

Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park

Kjo do të jetë vizita e fundit që Merkel do të zhvillojë në cilësinë e kancelares në Tiranë, ndërsa sot kancelarja gjermane është ndalur për një vizitë njëditore në Serbi, ku do të pritet nga Aleksandër Vuçic.

Related Posts

Leave a comment