Conor McGregor nuk ndejti rehat as në çmimet MTV Music Awards pasi u përfshi në një sherr me Gun Kelly, të dashurin e Megan Fox.
Madje luftëtari i UFC hodhi edhe një shishe me ujë kundrejt këngëtarit. Një dëshmitar tha për TMZ, se Conor i kërkoi Kelly-t të bënin një foto, por ky i fundit refuzoi, gjë që nxehu tejmase sportistin irlandez.
Kelly ishte në praninë e të dashurës së tij Megan, e cila rrëmbeu vëmendjen me veshjen e saj të tejdukshme.
U desh ndërhyrja e të tjerëve që të mbanin Conor McGregor.