Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

KONSPIRACION DHE HAJDUTËRI

COVID konspiracion
Nga Erion DASHO * –
Prej kohësh kam ngritur shqetësimin (duke qënë shpesh edhe zë i vetëm), rreth abuzimeve me pandeminë në Shqipëri. Kam përllogaritur se sa kanë shpenzuar shqiptarët për diagnostikimin dhe trajtimin e personave të dashur të prekur nga COVID-i. Më ka rezultuar se jo më pak se 200 milionë euro u ka kushtuar pandemia familjeve shqipare deri në momentin që flasim.
> Kur nisi testimi për COVID, cmimi ishte 12,000 lekë, më pas u ul në 8,500 lekë dhe sot ndoshta është ulur edhe më tepër. Kosto e këtij testi para një viti ka qenë 15 dollarë. Mendo sa është sot!
> Testi i antigjenit që sot blihet me centë, në Shqipëri kushton ende 3,000 lekë apo më shumë.
> Në kulmin e pandemisë, shqiptarët blinin remdesivirin indian me çmim 500 apo 600 euro flakoni. Kosto e tij ishte disa dhjetëra dollarë.
> Shqiptarët arritën të paguanin deri 3,000 euro në natë për shtrimin në struktura spitalore private. Vetëm për shtratin kuptohet. Medikamentet paguheshin ekstra.
> Kur u blenë vaksinat, qarkulluan fjalë se vaksina kineze paguhej 20 dollarë për dozë. Më tepër se çmimi i deklaruar i Pfizer dhe Moderna!
> Gjatë gjithë pandemisë qarkulluan fjalë rreth tenderave sekretë, pa konkurrencë ku u blenë pajisje mbrojtëse, reagentë testimi, medikamente, etj. Vlerat?! Disa dhjetëra milionë dollarë!!!
Të gjithë këto u bënë në emër të pandemisë!
Çuditërisht nuk kam parë deri tani asnjë organizim që të ketë si motiv protestën ndaj këtyre vjedhjeve të hapura që ju bënë qytetarit nga qeveria e vet e korruptuar ose nga oligarkët. Përkundrazi!
Protestohet kundër vaksinave dhe kundër “kufizimit të lirisë”, besohet çdo teori konspirative pavarësisht se sa e çmendur duket, por nuk protestohet kundër vjedhjes së dokumentuar!
Bravo shqiptarë! Vazhdoni të protestoni kundër zhapikëve jeshilë dhe teknologjisë “5G” dhe lërini të qetë hajdutët që ju qeverisin!

  *  Autori është mjek ekspert në shëndetin public, aktualisht shërben në Kompaninë “Partner”, si Drejtor për Shëndetin Dixhital dhe Inovacionet, në Frankfurt të Gjermanisë.

 

 

Related Posts

Leave a comment