Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Merkel me xhaketë blu në Tiranë, mesazhi i koduar që “fshihet” tek ngjyra

242027339_4270105243025163_8700558855728640744_n

Ekspertë të ndryshëm kanë komentuar mbi mesazhet e koduara që përcjell xhaketa e kancelares Angela Merkel gjatë vizitave të saj zyrtare.

Ajo ka nisur vizitën e saj zyrtare në Tiranë tashmë ku është shfaqur me një xhaketë ngjyrë blu.

Kancelarja Merkel e ndërron ngjyrën e xhaketës në varësi të vendit që viziton, krerëve të shtetit që takon dhe sipas natyrës së bisedave që diskuton me ta.

Merkel vishet me xhaketa blu kur udhëton jashtë vendit. Jep imazhin se është objektive, ka harmoni dhe i jep rëndësi asaj që po bën. E kspertja e komunikimit Silvia Regnitter-Prehn thotë se janë këto vlera së e bëjnë të duket se “dikush qëndron ballë lartë për Gjermaninë”.

“Kur ajo vishet me jeshile, kancelarja i kushton një rëndësi të madhe asaj që dëshiron të përcjellë për publikun, shenjë konsensusi, ose zgjedh të përcjellë vendime politike që nuk kanë mbështetje të gjerë në publik”, thotë ekspertja e komunikimit Silvia Regnitter-Prehn.

Vishet me nuanca të jeshiles kur do të shprehi kompetencë të plotë, ngjyrat neutrale i zgjedh për eventet formale brenda Gjermanisë, ndërsa ngjyrat e forta janë rezervuar enkas për takimet ndërkombëtare ose më pak formale se zakonisht. Xhaketat gri i preferon për takimet kokë më kokë, për të barazuar hapësirën vizuale.

 

Related Posts

Leave a comment