Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pesë vdekje në 24 orët e fundit/ Rriten ndjeshëm rastet e infektimit me COVID

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e pandemisë ne vendin tonë.  Ajo që bie në sy është një rritje e rasteve të infektimit ku gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 995 qytetarë, ndërsa 5 pacient kanë ndërruar jetë. Gjithashtu raportohet për 1010 persona të shëruar.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksiniheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 995 qytetarë, në këto bashki: 283 raste në Tiranë, 64 raste në Shkodër, 54 raste në Durrës, 48 raste në Fier, 41 raste në Lushnje, 35 raste në Kavajë, 34 raste në Sarandë, 32 raste në Elbasan, 31 raste në Berat, 29 raste në Lezhë, 28 raste në Vlorë, 22 raste në Korçë, 19 raste në Patos, 18 raste Malësi e Madhe, 17 raste në Kukës, Divjakë, Gjirokastër, 16 raste në Kurbin, Krujë, 13 raste në Kamëz, 11 raste  në Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 10 raste Vau i Dejës, Dibër, 9 raste në Memaliaj, 8 raste në Vorë, 7 raste në Shijak, Himarë, Prrenjas, 6 raste në Mallakastër, Cërrik, Peqin, 5 raste në Delvinë, Devoll, Dimal, 4 raste në Pukë, Roskovec, 3 raste në Rrogozhinë, Mat, Selenicë, Tepelenë, Skrapar, Librazhd, 2 raste në Fushë-Arrëz, Has, Mirditë, Bulqizë, Përmet, 1 rast në Dropull.

Janë 12,599 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Tre qytetarë nga Tirana 64 vjeç, 67 vjeç dhe 76 vjec, një qytetare nga Vlora 64 vjeç, një qytetare nga Lezha 68 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1010 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 143,279 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        995.
Të shëruar në 24 orë      1010.
Të shtruar në spitale       195.
Humbje jete në 24 orë     5.
Testime ditore                 5,613.

Testime totale              1,126,073.
Raste pozitive               158,431
Raste të shëruara         143,279.
Raste Aktive                  12,599.
Humbje jete                     2,553.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5308.
Shkodër          1423.
Durrës             1087.
Fier                  1056.
Vlorë               847.
Lezhë              727.
Elbasan           629.
Berat               478.
Korçë               315.
Kukës              274.
Gjirokastër      251.
Dibër                204.

Related Posts

Leave a comment