Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

INTRIGANTI BERISHA HEDH NË VEPRIM FALANGAT RINORE

sali-berisha-905x395

Nga Xhovan SHYTI –

Nën ekstazën e tërbimit që i ka sjellë përjashtimi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, të cilën e vuri në shërbim të vetes e familjes, Sali Berisha ka nisur zgjerimin e intrigës së rradhës, duke futur në valle falangat berishiste të gjendura brenda kryesisë së Forumit Rinor të PD.

Nëpërmjet një shkresë drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, forumistët kërkojnë organizimini e një referendumi lidhur me vendimin e marrë nga kryetari Lulzim Basha për përjashtimin e ish kryeministri Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Qëllimi, sipas tyre, është të pyeten gjithë anëtarët e PD-së në Shqipëri për këtë masë që shpëtoi jo vetëm PD nga bojkoti ndërkombëtar, por do të sjell edhe qetësimin e situatës së tensionuar e krizës politike që prej vitesh  po mban peng demokracinë shqiptare.

Pas shpalljes së nisjes së turit sqarues nëpër degët e PD-së ndër rrethe, kurdisja e pjesës berishiste të kryesisë së Forumit Rinor është pjesë e intrigës që Sali Berisha, ka projektuar të hedh në zbatim si kundëvënie ndaj Lulzim Bashës dhe Amerikës që e shpalli  ” non grata”, jo vetëm Saliun por gjithë familjen e tij. Mirëpo sa do t’ja dalë i “pabinduri” Berisha, i njohur si intrigant i përmasave ballkanike, të realizojë objektivin kur para nuk ka vetëm Lulzim Bashën, as ndonjë politikan shqiptar apo të ngjashmin e tij ballkanik, por superfuqinë e botës që me një të goditur të thoit mund ta shtyp si morr? /Arberia News.net

THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbërianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbërianews.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

 

Related Posts

Leave a comment