Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

16 shtatori, Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit

auto_shutterstock_45229882-800x4451537080079

16 shtatori shënohet në gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit. Përzgjedhja e kësaj date është nga 16 shtatori 1987, kur u bë nënshkrimi i Prokollit të Montrealit, me objektivin për të mbrojtur shtesën e ozonit, e cila është shtresa e brishtë e gazit që mbron Tokën nga pjesa e dëmshme e rrezeve të diellit, duke ndihmuar kështu në ruajtjen e jetës në planet.

Çdo 16 shtator u bëhet thirrje shteteve për të vijuar punën me mbrojtjen e shtesës së ozonit.  Protokollin e Montrealit ka sjellë si rezultat parësor reduktimin me gati 100 % të përdorimit të substancave ozonholluese duke mundësuar një rekuperim të shtesës së ozonit dhe rikthimin në nivelet e viteve 1980. Kjo situate shoqerohet  me një sërë përfitimesh të matshme si shmangia e 2 milion rasteve të kancerit të lëkurës deri në vitin 2030. Si rezultat si rezultat i reduktimit të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor si dhe dëmeve në agriculture kemi një pritshmëri të një përftimi në terma ekonomikë deri në 2.2 miliardë dollarë deri në vitin 2050.

Protokolli i Montrealit dhe roli tij ne ngadalësimin e ndryshimeve klimaterike

Protokolli i Montrealit filloi si një marrëveshje globale për të mbrojtur shtresën e Ozonit, dhe konsiderohet sot si një nga marrëveshjet mjedisore më të suksesshme. Si rezultat I kesaj marreveshje te bashkuar globale për të hequr gradualisht substancat që shkatërrojnë Ozonin,  vrima e ozonit po mbyllet gradualisht, duke sjlle si rezultat mbrojtjen e  shëndetit te njerëzve, ekonomitë dhe ekosistemet. Por, Protokolli i Montrealit ndikon gjithashtu ne ngadalësimin e ndryshimeve klimaterike dhe ndihmon ne rritjen e efikasitetit e energjisë në sektorin e ftohjes.

Amendamenti i Kigalit i Protokollit të Montrealit do të sjellë përfitime edhe më të forta klimatike. Sipas ketij Amendamentit, kombet janë zotuar të heqin gradualisht hidrofluorokarbonet (HFC). Edhe pse HFC-të nuk dëmtojnë shtresën e Ozonit, këto ftohës janë gazra të fuqishëm serë qe demtojne ngrohjen globale. Reduktimi i përdorimit të tyre, siç është rënë dakord, pritet të shmangë deri në 0.4 ° C rritje të temperaturës globale deri në fund të shekullit, duke vazhduar të mbrojë shtresën e ozonit.

Rreth një e treta e të gjithë ushqimit të prodhuar globalisht për konsum njerëzor ose humbet ose tretet çdo vit, kryesisht për shkak të mungesës së aksesit në sistemet ftohëse. Gjetja e zgjidhjeve efikase, miqësore ndaj klimës dhe me kosto me te ulet do të sigurojë që prodhuesit, fermerët dhe ofruesit farmaceutikë të kenë  akses në ftohjen, ruajtjen dhe transportin e sigurte te produkteve si dhe ushqimi dhe vaksinat të arrijnë tek njerëzit në gjendje të sigurt dhe cilesi të lartë.

Në këtë Ditë Botërore të Ozonit, theksojme që Protokolli i Montrealit dhe Amendamentin Kigali kane arritur sukses për të na mbajtur ne, ushqimin dhe vaksinat tona të freskëta.

Leave a comment