Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kosova ndalon hyrjen e automjeteve me targa serbe, blindohet kufiri

-640-0-614836bbd53e8

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitet ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

Vendimi është nënshkruar nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndërsa njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë – Serbi në Jarinje.

Sipas këtij vendimi, është detyrim që të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme. Sipas këtij vendimi pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhen paguar taksa prej 5 eurove. Mjetet me targa të Serbisë nga dita e sotme ndalohen të hyjnë në Kosovë.

Përmbajtja e dokumentit të nënshkruar nga ministri Sveçla:

Obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës.

Obligohen shoferët e mjeteve që targat e përkohshme t’i vendosin në vende të dukshme, para dhe mbrapa mjetit.

Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë.

Taksa për targat e përkohshme nga pika 1 e këtij vendimi është 5 euro.

Palët do të pajisen me vërtetim si zëvendësim i certifikatës së regjistrimit të automjetit.

Obligohet Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Policia e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi.

Related Posts

Leave a comment