Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Denoncimi i ekspertit/ Rryshfet për të marrë vërtetim si person i vaksinuar

pasaporta

Një nga pasojat e rënda të vendimit për vaksinim të detyruar është nxitja e manipulimit dhe mashtrimit i mjekëve për të lëshuar një vërtetim. Denoncimi vjen nga eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, aktualisht Drejtor për Shëndetin Dixhital dhe Inovacionet, në Frankfurt të Gjermanisë.

Sipas tij, qytetarët mund t’i drejtohen mjekëve duke i ofruar rryshfet për të marrë një vërtetim si “person i vaksinuar” pa e kryer vaksinën.

“Një nga pasojat e rënda të vendimit për vaksinim të detyrueshëm është nxitja e manipulimit dhe mashtrimit. Me dhjetëra dhe qindra qytetarë mund të drejtohen pranë mjekëve dhe infermierëve të pandërgjegjshëm duke ofruar rryshfete për të marrë një vërtetim si “person i vaksinuar”, por pa e kryer realisht vaksinën. Vetëm duke i lënë studentët dhe qytetarët të vaksinohen bazuar në zgjedhjen e tyre të lirë, mbështetet realisht procesi i vaksinimit dhe mbrohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve. Vaksinim Po! Detyrim Jo!”, shkruan Dasho në një postim në rrjetet sociale.

Related Posts

Leave a comment