Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I rastësishëm apo për të fshirë gjurmët e aferave korruptive?/ Zjarr tek Kadastra e Tiranës

Kadastra e TR zjarr

Dhjetra punonjës të kadastrës së Tiranës kanë dalë me urgjencë nga zyrat e punës pas lajmit se në një nga mjediset ku gjenden serverat ka rënë zjarr.

Alarmi është shpërndarë në gjithë korpusin e godinave të “Tirana Biznes Park”, ku disa ditë më parë u zhvillua dhe takimi i lamtumirës së kancelares gjermane Angela Merkel, me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Ende nuk ka informacion për dëmin e shkaktuar, por me urgjencë janë njoftuar zjarrfikëset dhe po merren masa për ndërhyrje të menjëhershme.

Mirëpo duke patur parasysh se serverat janë pika nevralgjike e institucionit ku ruhen gjithe praktikat kadastrale me pronësitë, përgjigja që mbetet pezull është: Mos kemi të bëjm me zjarrvenie të qëllimshme, për të fshirë gjurmat e aferave korruptive?!. Vijon / Arberia News.net

Related Posts

Leave a comment