Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Punësimet elektorale, krim zgjedhor/ Gjykata e Apelit detyron prokurorinë të nisë hetime

KRIM ZGJEDHOR

Në vendimin e Gjykatës së Apelit detyrohet prokuroria që të nisë hetime, dhe të thërrasë për të dëshmuar personat përgjegjës të punësimeve elektorale, me në krye kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani.

Ka qenë përfaqesuesi ligjor i PD-së Marash Logu i cili në një prononcim për mediat ka zbardhur vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkodër.

Nga ana tjeter Logu ka zbuluar edhe prova konkrete që implikojnë administratën e Bashkisë Vau Dejës në këto punesime masive për fushaten elektorale të 25 Prillit.

“Prej 2 vitesh Partia Demokratike e Vaut të Dejës ka depozituar dhjetra padi, shkeljet dhe abuzimet janë intisifikuar më shumë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, me bursa, leje ndërtimi, punësime fiktive, vetëm e vetëm në funksion të partisë që është në pushtet. Ne kemi pritur që prokuroria ti sjellë përpara përgjegjësisë penale këta persona. Sot ne ishim në Gjykatën e Apelit, ku prokuroria kërkon të mbyllë hetimet. Gjykata vendosi qartësisht që prokuroria të marrë në hetim dhe në pyetje kryetarin e Bashkisë në Vaun e Dejës”, u shpreh Logu.

Logu ndër të tjera deklaroi se këto prova janë vetëm maja e ajsbergut e abuzimeve dhe masakrës elektorale që ka bërë partia në pushtet, dhe tha se të gjitha provat do ti vihen në dispozicion prokurorisë.

Related Posts

Leave a comment