Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Horoskopi për ditën e shtunë, 25 shtator 2021

FE9FBF54-074D-4894-AD66-58276378E84A

Dashi

Këto ditë kanë qenë të mbushura me stres dhe me kundërshtimin e Jupiterit, e tillë paraqitet edhe fundjava. Për momentin paraqitet puna si pika juaj më e dobët. Edhe nëse do keni rezultatet që prisnit, sërish tensioni mbizotëron tek ju pas shumë angazhimeve që ju kanë marrë kohën tuaj më të madhe. Megjithatë Hëna është aleatja juaj në dashuri.

Demi

Horoskopi për të shtunën parashikon një ditë të qetë për ju. Dashamirësia e Hënës ju bën të kaloni një ditë të qetë dhe ju ndihmon të jeni të dobishëm dhe i vëmendshëm ndaj atyre që vijnë te ju dhe kërkojnë këshillën tuaj, pasi kanë besim. Këshilla juaj do të jetë mjaft e rëndësishme dhe në gjendje për të fituar vëmendjen e miqve dhe të afërmve.

Binjakët

Ditë e vështirë. Nuk do ta keni të lehtë të përballeni me kundërshtimin e Diellit, i cili së bashku me Neptunin dhe Jupiterin armiqësor do të shkaktojnë shumë vështirësi. Kjo e shtunë fillon me një ndjenjë të konfuzionit dhe pavendosmërisë që do të krijojë probleme në punë. Vështirë të jeni efikas dhe të përqendruar, bëni mirë t’i shtyni angazhimet tuaja.

Gaforrja

Për ata që prej disa kohësh janë përfshirë në një situatë konflikti në familje, shfrytëzojeni këtë periudhë për të zgjidhur gjithçka para Krishtlindjeve. Në të kundërt disponimi juaj i keq do ju pengojë që të trajtoni me nota pozitive atmosferën festive që është aq e këndshme edhe për ju. Dashuria paraqitet me nota pozitive.

Luani

Horoskopi parashikon për këtë të shtunë një ditë të bukur plot harmoni, ku me Diellin favorizues do keni mundësi për të zgjidhur disa probleme financiare. Në fakt, në momentin e shpenzimeve dhe blerjeve duhet të tregoheni pak të kujdesshëm, megjithatë asgjë nuk paraqitet delikate. Për të dashuruarit momente relaksi dhe romantike parashikohet të kaloni me partnerin.

Virgjëresha

Kjo e shtunë është një ato ditë ku e gjithë vëmendja juaj është e përqendruar te familja dhe të dashurit tuaj. Në fakt Hëna në Shtëpinë e Katërt ju ndihmon të lidheni me rrënjët tuaja, familjen tuaj dhe të dashurit. Me pak durim dhe kujdes, do e zhdukni edhe atë merak që keni pasur prej disa ditësh se ata nuk janë të lumtur.

Peshorja

Horoskopi për të shtunën do të ketë Hënën pozitive që do t’ju ndihmojë për të bërë këtë ditë mjaft e këndshme. Ju mund të keni shumë angazhime, megjithatë do të jeni në gjendje që t’i jepni zgjidhje dhe për të arritur në marrëveshje të dobishme. Vitaliteti i tillë dhe optimizmi do t’ju ndihmojnë gjithashtu edhe në dashuri, ku nuk duhet të ngurroni për të shprehur ndjenjat tuaja.

Akrepi

Yjet janë në anën tuaj përsëri, dhe kjo fundjavë do të jetë e mrekullueshme për ju! Dëshirat tuaja janë mjaft të kuptueshme saqë më në fund ju do arrini të merrni suksesin që meritoni. Keni lënë mënjanë pritjet dhe ambiciet? Kjo është koha dhe mundësia e duhur për të realizuar ato në punë, pas një ngecje që ju ka detyruar të prisni njëfarë kohe. Edhe dashuria parashikohet të jetë me fat, sidomos për ata që janë beqar.

Shigjetari

Do të jeni në gjendje për të mbajtur jashtë armiqësinë e Saturnit, pavarësisht se kjo nuk është aspak e thjeshtë. Por mos u mërzisni se për t’ja dalë mbanë do të keni edhe mbështetjen e miqve të cilët do të vinë në ndihmë që ju të buzëqeshni sërish dhe disponimi juaj do t’i lërë hapësirë ​​disa surprizave të papritura që do t’ju bëjë optimist për të ardhmen tuaj.

Bricjapi

Horoskopi për të shtunën është një ditë për t’ja kushtuar sentimentalizmit dhe emocioneve të mira! Ju duhet të deklaroni natyrën e ndjenjave tuaja, si dhe të tregoheni të hapur për të shprehur dashurinë tuaj ndaj të tjerëve. Kjo e shtunë do të jetë një ditë e qetë për të mbajtur larg brengat dhe mërzitjen që kohët e fundit ka mbizotëruar në fytyrën tuaj.

Ujori

Puna do të vazhdojë t’ju mbajë të zënë, por mendja juaj është e fiksuar te e diela, kur ju më në fund do të keni kohën e nevojshme për t’iu kushtuar pasioneve tuaja. Dashuria, por edhe familja dhe miqtë pretendojnë që gjatë kësaj dite të gëzojnë praninë tuaj. Gjithkush dëshiron për të ndarë entuziazmin tuaj dhe festuar ardhjen e festave me ju.

Peshqit

Pas disa kohësh të përfshirë në telashe, ju më në fund mund të merrni frymë lirshëm tani. Më në fund problemet e së kaluarës janë vetëm një kujtim i trishtuar, dhe tani është koha për të shkuar mbrapa dhe festuar sukseset tuaja. Por duet të tregoheni të kujdesshëm të mos e teproni me punën, mos e lodhni tepër veten për një takim të rëndësishëm që keni planifikuar.

Related Posts

Leave a comment