Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SHPALLJA “NON GRATA” E BERISHËS, EPITAF I PASTËR JURIDIK

Nga Aleksandër ÇIPA –

SHBA mbetet e palëkundur sa i parket shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Këtë e tregoi dhe ambasadorja amerikane  në Shqipëri znj. Yuri Kim ditën e djeshme nga selia e Partisë Demokratike ku gjuha e përdorur prej saj përmbante mesazhe të qarta për ish-kreun e PD-së dhe mbështetësit e tij.

Më shumë se sa një mesazh për kreun në detyrë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, artikulimi i ambasadores Kim në takimin që pati në selinë e PD-së është një mesash i drejtpërdrejtë për Sali Berishën.

Nuk ka asnjë dyshim se përcaktimi “non grata” i z. Berisha parakupton një qëndrim të panegociueshëm, të SHBA-ve ndaj tij.

Akuzat të Departamentit amerikan të Shtetit ndaj tij kanë formën e një epitafi politik dhe përmbajtje juridike të pastër. Ai akuzohet publikisht  për pengim të demokracisë dhe mbështetje të korrupsionit. Madje akuza rendon jo vetëm mbi Sali Berishën si individ në funksionet zyrtare që ka mbajtur, por rendon edhe mbi familjarët e partnerët politikë, dhe si të tilla ata do të jenë pjesë e një procedimi dhe procesi juridik.

Unë besoj se në të ardhmen e afërt do të kemi mundësinë ta verifikojmë dhe provojmë “profecinë”.

©Copyright: Arberia News.net

 THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbërianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbëria News.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

 

Related Posts

Leave a comment