Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ish-këshilltari i Trump bën paralajmërimin e frikshëm: Talebanët po marrin armë bërthamore

Untitled-collage-25-1100x620

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani vijon të kritikohet ende nga kundërshtarët e administratës së Biden, por dhe nga shumë të tjerë, për mënyrën sesi vendi përfundoi në duart e talebanëve. Një prej zërave më kritikë është dhe ish-këshilltari i presidentit Donald Trump, John Bolton i cili lëshon dhe paralajmërimin e frikshëm se në duart e talebanëve mund të bien mbi 150 armë bërthamor, pas tërheqjes amerikane që ai e konsideron “katastrofike”. Gjatë një interviste në WABC 770, ish këshilltari Bolton shprehet se ekziston mundësia që talebanët, tashmë të fuqizuar së tepërmi, mund të sulmojnë Pakistanin dhe të marrin kontrollin e armëve bërthamore që ky vend disponon. “Talibanët e Afganistanit kërcënojnë mundësinë e marrjes së kontrollit të Pakistanit. Kjo do të thotë ndoshta 150 armë bërthamore në duart e terroristëve”, tha ai. SHBA përfundoi tërheqjen kaotike nga Afganistani më 31 gusht, duke lënë pas pajisjet ushtarake pasi islamikët erdhën në pushtet në një ofensivë rrufe. Bolton, i cili shërbeu nën administratën Trump nga prilli i vitit 2018 deri në shtator 2019, kritikoi menaxhimin e tërheqjes së Joe Biden, duke paralajmëruar se aleatët po pyesin veten nëse ai e ka në kontroll politikën e jashtme të administratës së tij.

Related Posts

Leave a comment