Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Skandali, stafi i OBSH përdhunon dhjetëra gra në Kongo

-640-0-61533f28715fc

Dhjetëra gra dhe vajza u abuzuan seksualisht nga punonjësit shëndetësore, gjatë shpërthimit të Ebolas në 2018-2020 në Republikën Demokratike të Kongos, ka gjetur një hetim i pavarur i porositur nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Gjetjet u përshkruan si “tronditëse” nga drejtori i përgjithshëm i OBSH -së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, ndërsa drejtori rajonal për Afrikën, Matshidiso Moeti, tha se ajo ishte “e tmerruar dhe e zemëruar”.

Komisioni, i cili shqyrtoi rreth 80 raste të grave dhe vajzave të moshës 13 deri në 43 vjeç, identifikoi 21 punonjës që punonin për organizmin global të shëndetit të OKB -së në mesin e autorëve të abuzimeve serioze, përfshirë një numër akuzash për përdhunim.

Sipas raportit, abuzimi çoi në 29 shtatzëni, me disa nga autorët që këmbëngulën që gratë të abortojnë.

Dëshmitare vendase thanë se ishin dehur dhe më pas detyruar që të kryenin marrëdhënie seksuale në më shumë se një rast./ The Guardian

Related Posts

Leave a comment