Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

COVID-19/ Ministria nxjerr shifrat, sa viktima dhe të infektuar u regjistruan sot

-640-0-615876ceb3151

TIRANË – Pesë persona të infektuar me covid19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke e çuar në 2 710 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Një qytetare 61 vjeç nga Saranda, tre qytetarë nga Tirana 63-72 vjeç, një qytetar nga Vlora 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”

Autoritetet njoftuan se nga 4,279 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 549 qytetarë.

“Rastetet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 236 qytetarë në Tiranë, 24 në Sarandë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Lushnje, 20 në Vlorë, 18 në Durrës, 16 në Kamëz, Elbasan, 13 në Lezhë, 11 në Kurbin, Krujë, Dibër, 10 në Kukës, 8 në Dimal, Kuçovë, 6 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Vorë, Patos, Mallakastër, Berat, Cërrik, 4 në Bulqizë, Korçë, 3 në Vau i Dejës, Shijak, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Librazhd, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, Pogradec, Poliçan, Gramsh, 1 në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Memaliaj.”

Situata në spitale

Janë 9,178 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje më të rënduar.

Të shëruar

Janë shëruar 865 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 159,439 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        549
Të shëruar në 24 orë      865
Të shtruar në spitale       176
Humbje jete në 24 orë     5
Testime ditore                 4,279

Testime totale              1,211,134
Raste pozitive               171,327
Raste të shëruara         159,439
Raste Aktive                   9,178
Humbje jete                     2,710

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4045
Durrës             977
Fier                  793
Shkodër          774
Vlorë               540
Elbasan           486
Berat               351
Lezhë              367
Korçë              240
Kukës              209
Gjirokastër      218
Dibër               178

Related Posts

Leave a comment